Hekurudha Shqiptare ka hapur një tender me vlerë 1.5 miliardë lekë (rreth 15.7 milionë euro) për realizimin e projektit të linjës hekurudhore që lidh Terminalin e Transportit Publik me Stacionin Qendror të Trenit në Tiranë.
Kontrata, e tipit “çelësa në dorë”, përfshin një zgjatim prej 4 km të linjës ekzistuese Durrës–Tiranë dhe synon të integrojë transportin urban me rrjetin hekurudhor kombëtar.
Tenderi përfshin edhe ndërtimin e dy ndalesave të ndërmjetme, Tirana 1 dhe Tirana 2, që synojnë maksimizimin e aksesit dhe lidhjes me rrjetet lokale të transportit publik.
Një pjesë tjetër e projektit është përfundimi i punimeve të mbetura për urën mbi Unazën e Tiranës, e cila do të shtrihet mbi hapësirën prej 71 metrash.
Sipas dokumenteve të tenderit, kontrata gjithashtu përfshin rehabilitimin e rrugëve lokale të prekura nga punimet, përfshirë asfaltimin, zgjerimin dhe ndërtimin e trotuareve, si dhe vendosjen e barrierave të sigurisë dhe zgjidhjeve për reduktimin e zhurmës. Linja do të elektrifikohet dhe do të pajiset me sinjalistikë dhe sistem telekomunikimi të integruar me pjesën ekzistuese të linjës Durrës–Tiranë.
Lexo edhe:
Rama shpall Shqipërinë kampione të prokurimeve: Jemi para Gjermanisë
Gaz paçi!
“Seksioni në studim (PTT–TCC) fillon me një kthesë me rreze 1000 m dhe mbyllet me një segment të drejtë në stacionin Tirana CCS. Nga Tirana PTT deri në Tirana CCS, shpejtësia është 70-100 km/orë, me një rreze minimale në km 36+420, prej 150 m.
Por që grupi i ekspertëve të Hekurudhës Shqiptare përmes skicë idesë së propozuar, hapin mundësinë e rishikimit të kësaj rrezeje dhe mbajtjen e rrezes së gjurmës ekzistuese hekurudhore prej 300m” thuhet në dokumente.
Projekti për Tiranë-Durrës dhe zgjatimi në Rinas ka nisur zbatimin nga vitit 2021 dhe është ende në proces e sipër pa një datë të saktë të përfundimit të saj. Linja është projektuar për shpejtësi prej 70–100 km/orë, me mundësi rishikimi të rrezeve minimale për të optimizuar rrugën dhe përputhjen me gjurmën ekzistuese. / Monitor/Hekurudha Shqiptare ka hapur një tender me vlerë 1.5 miliardë lekë (rreth 15.7 milionë euro) për realizimin e projektit të linjës hekurudhore që lidh Terminalin e Transportit Publik me Stacionin Qendror të Trenit në Tiranë.
Kontrata, e tipit “çelësa në dorë”, përfshin një zgjatim prej 4 km të linjës ekzistuese Durrës–Tiranë dhe synon të integrojë transportin urban me rrjetin hekurudhor kombëtar.
Tenderi përfshin edhe ndërtimin e dy ndalesave të ndërmjetme, Tirana 1 dhe Tirana 2, që synojnë maksimizimin e aksesit dhe lidhjes me rrjetet lokale të transportit publik.
Një pjesë tjetër e projektit është përfundimi i punimeve të mbetura për urën mbi Unazën e Tiranës, e cila do të shtrihet mbi hapësirën prej 71 metrash.
Sipas dokumenteve të tenderit, kontrata gjithashtu përfshin rehabilitimin e rrugëve lokale të prekura nga punimet, përfshirë asfaltimin, zgjerimin dhe ndërtimin e trotuareve, si dhe vendosjen e barrierave të sigurisë dhe zgjidhjeve për reduktimin e zhurmës. Linja do të elektrifikohet dhe do të pajiset me sinjalistikë dhe sistem telekomunikimi të integruar me pjesën ekzistuese të linjës Durrës–Tiranë.
“Seksioni në studim (PTT–TCC) fillon me një kthesë me rreze 1000 m dhe mbyllet me një segment të drejtë në stacionin Tirana CCS. Nga Tirana PTT deri në Tirana CCS, shpejtësia është 70-100 km/orë, me një rreze minimale në km 36+420, prej 150 m.
Por që grupi i ekspertëve të Hekurudhës Shqiptare përmes skicë idesë së propozuar, hapin mundësinë e rishikimit të kësaj rrezeje dhe mbajtjen e rrezes së gjurmës ekzistuese hekurudhore prej 300m” thuhet në dokumente.
Projekti për Tiranë-Durrës dhe zgjatimi në Rinas ka nisur zbatimin nga vitit 2021 dhe është ende në proces e sipër pa një datë të saktë të përfundimit të saj. Linja është projektuar për shpejtësi prej 70–100 km/orë, me mundësi rishikimi të rrezeve minimale për të optimizuar rrugën dhe përputhjen me gjurmën ekzistuese. / Monitor/
Gazeta RD