Ish-diplomatja: Jemi në prapavijë, por do t’ju mbështesim për “çlirimin” e Shqipërisë!

Manifesti politik “Luleborë” u prezantua së fundmi në prani të kreut të Partia Demokratike, Sali Berisha, si një platformë kundër propagandës së regjimit aktual dhe për një frymë të re në opozitë. Autori Andi Mustafaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe përgjegjshmërisë individuale në politikë.

Gjatë aktivitetit foli edhe profesorja e tij dhe ish-diplomatja, e cila u shpreh me emocione pas fjalës së Berishës, duke vlerësuar të rinjtë demokratë dhe mbështetjen që, sipas saj, Partia Demokratike u ka dhënë brezave të rinj ndër vite.

Ajo tha se manifesti i Mustafajt përfaqëson “letërsi, diplomaci dhe politikë të pastër”, ndërsa u bëri thirrje të rinjve të mos merren me “dukjen”, por të thellohen tek vlerat dhe integriteti. Duke komentuar debatin për “kryetarët e përjetshëm”, ajo deklaroi se mbështetja për drejtuesit aktualë do të vijojë “deri kur të bindemi se të rinjtë nuk dalin në pazar”, si metaforë për ruajtjen e parimeve në politikë.

Ish-diplomatja: Të flasësh menjëherë pas doktor Berishës, edhe pse jam nga Vlora, kam shumë emocione. Kemi një jetë të tërë bashkë, edhe pse si profesore edhe diplomate, por prapë është e vështirë. Sot unë kam ardhur të përshëndes Andin, departamentin, Tedin, Nikolën dhe shumë të tjerë të rinj. Ne jemi në prapavijë. Ne jemi aty, ju mbështesim, ju inkurajojmë, ju vëzhgojmë, e ngremë zërin ndonjëherë kur e shohim që gjërat nuk ecin.

Partia Demokratike ka një traditë shumë dashamirëse në raport me të rinjtë dhe personalisht nga doktori, për hir të së vërtetës, s’është një kompliment. Por kjo parti ka pësuar edhe zhgënjime që kanë qenë me pasoja, me tronditje të thella, të rënda për Partinë Demokratike dhe për vendin.

Por ne ia dolëm dhe do t’ia dalim, sepse kur shoh ju kaq të vendosur, kaq të mençur, unë e kam lexuar manifestin tënd Andi, se e ke publikuar në rrjete sociale herë pas here, dhe kam thënë, burim i Andit për ata që dinë të lexojnë është një shkollë më vete. Prandaj të dashur të rinj, që keni të gjithë mundësitë e teknikës, të guximit, të mbështetjes, mos u merrni me mbas dukjes, po thellohuni që bukës t’i themi bukë, tekes t’i themi teke, lirisë t’i themi liri. Kur po vija këtu unë ndesha virtualisht me një djalë që e ndjek, i shkolluar, por pak skolaresk jo… dhe më thoshte: “Profesore”, thotë, “po kryetarët përjetshëm do vazhdoni ju?” Në moment edhe unë u nervozova po thashë përgjigjen që ndjeja dhe që mendoja. I thashë: “Jo, deri në atë moment që ne të bindemi që të mos zhgënjehemi po të kemi djem dhe vajza të reja që të mos dalin në pazar”.

Dhe kjo është një metaforë, për mua asgjë të keqe s’ka pazari. Pra, që të mos shohin dukjen, po të ulen këtë manifestin e Andit që ka letërsi, diplomaci, politikë të pastër dhe me zemër të çiltër. Ta lexoni, ta lexojmë dhe ne, dhe të kalojmë përtej fëmijëve, djemve dhe vajzave të demokratëve. Të kapërcejmë, sepse kështu do t’ia dalim për Shqipërinë. Doktor, faleminderit shumë për modelin e patjetërsueshëm, nuk jua them se kam ardhur se kemi disa kohë që s’jemi parë nga afër. T’ju them që jemi me fat, do t’ju mbështesim me gjithë këta djem që do të ulen, do të lexohen, do të dëgjojnë më të rriturit, që t’ia dalim të çlirojmë Shqipërinë. Rrofshi!

About Redaksia

Check Also

Belinda shfaqet në gjendje jo të mirë

Partia Socialiste ka festuar sot 35-vjetorin në qarkun e Fierit. E pranishme në aktivitet ishte …