Kryetari i PD, Sali Berisha priti sot në një takim Eugenio Zoffili, Nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSCE PA) dhe deputet i Republikës së Italisë.
Në takimin e zhvilluar në selinë PD u diskutua mbi zhvillimet politike në rajon, forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe rolin e OSBE-së në mbrojtjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe proceseve të lira zgjedhore.
Berisha shkruan se, u theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet forcave politike të qendrës së djathtë në Europë, si dhe nevoja për institucione të forta dhe të pavarura në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor.
Postimi
Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me z. Eugenio Zoffili, Nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së (OSCE PA) dhe deputet i Republikës së Italisë.
Diskutuam mbi zhvillimet politike në rajon, forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe rolin e OSBE-së në mbrojtjen e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe proceseve të lira zgjedhore.
U theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet forcave politike të qendrës së djathtë në Europë, si dhe nevoja për institucione të forta dhe të pavarura në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor
Në takim morën pjesë z. Fatmir Mediu, deputet dhe Kryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë dhe z. Sention Zotaj, nënkryetar i Partisë Republikane të Shqipërisë.

Gazeta RD