Kërkohet dorëheqja e qeverisë/ 5 kërkesat e protestuesve dhe deklarata e parë zyrtare

Deklarata e parë zyrtare në emër të protestuesve refuzon dialogun me Ramën dhe kërkon dorëheqjen e qeverisë.
Deklarata
Pas 35 vitesh tranzicion, ka ardhur momenti për t’i dhënë fund një modeli qeverisjeje që ka cenuar pronën private, pasuritë kombëtare dhe interesin publik.
Kjo protestë, e nisur si reagim ndaj cenimit të pronës dhe të pasurive kombëtare, paraqet këto kërkesa të qarta dhe të panegociueshme:
* Dorëheqjen e qeverisë.
* Shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor që lidhet me investitorët strategjikë.
* Shfuqizimin e Paketës së Maleve.
* Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura.
* Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Këto nuk janë kërkesa partiake. Janë kërkesa për drejtësi, ligjshmëri dhe mbrojtjen e interesit kombëtar.
Ne nuk pranojmë negociata mbi të drejtat themelore të qytetarëve dhe mbi pasuritë që u përkasin të gjithë shqiptarëve.
Sot i bëjmë thirrje çdo shqiptari, brenda dhe jashtë vendit, të bashkohet në këtë përpjekje qytetare për t’i dhënë fund kësaj kaste politike të korruptuar
Koha e heshtjes ka mbaruar. Koha për veprim ka ardhur. Shqipëria u përket qytetarëve të saj.
Deklaratë e grupit të koordinimit qytetar
Tiranë më 2 qershor 2026

About Krye Redaktor

Check Also

Pse po fshihen drejtuesit e protestës?

“RD” Ka vetëm një arsye se përse ata po fshihehn, sepse e dinë se nëse …