Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka kritikuar një grup që ai i cilëson si “banditë neomarksistë”, duke i akuzuar se kanë sulmuar intelektualë dhe protestues për shkak të bindjeve të tyre.
Në postimin e tij, Malltezi shprehet se një prej personave të sulmuar është Nikola Kedhi, të cilin e përshkruan si “njeri të lirë, demokrat në shpirt dhe intelektual të fuqishëm”, duke vlerësuar gjithashtu kontributet e tij në media ndërkombëtare, përfshirë Newsmax.
Sipas Malltezit, sulmet ndaj intelektualëve kritikë dhe të pavarur janë pjesë e një tradite që ai e lidh me komunizmin dhe luftën e klasave. Ai akuzon grupet që veprojnë “në emër të popullit” se po përsërisin retorika dhe praktika të së kaluarës, duke bërë krahasime me periudhën e viteve 1943-1944.
Postimi
BANDITË NEOMARKSISTË KUNDËR NJERËZVE TË LIRË
Sot shoh se një grupim BANDITËSH neomarksist kanë sulmuar shumë intelektualë protestues vetëm pse janë njerëz të LIRË, intelektualë që kanë mendim kritik dhe nuk lëpijnë Soros e banditë të tjerë që paguajnë neomsrksistët.
Nikola Kedhi ësbtë njeri prej tyre që kanë sulmuar “nga POPULLI për POPULLIN”. Nikola është njeri i lirë, demokrat në shpirt dhe intelektual i fuqishëm, që ka shkrime të botuara në Newsmax. Është kënaqësi të takohesh e këmbesh ide me Nikolën.
Banditët komunistë kanë 100 vjet që flasin në emër të POPULLIT dhe shpikën “Zëri i POPULLIT, “vrasje në emër të POPULLIT” dhe sot që vijojnë me “POPULLI për POPULLIN”.
Nikola dhe gjithë njerëzit e lirë e kanë ndot të rrinë në të njëjtin vend me banditët marksistë, por rrinë se një e keqe e madhe na ka zënë derën që është rregjimi banditesk i Edi Ramës.
Banda komuniste vijon skenarin e 1943-1944 ku filloi luftën e klasave dhe “në emër të POPULLIT” vriste intelektualët e lirë e shpallte traktet komuniste. Injorojini këta banditë se hiqet fokusi nga Ed Rama. Sheshi është i të gjithëve që duan të përballen me rregjimin: është i njerëzve të lirë, intelektualëve, anarkistëve biles edhe i neomarksistëve. Ndaj mos t’jua ndjejë hiç për vemjet komuniste që duan të përçajnë protestën. Nikola je 1sh!
Gazeta RD