Meta: Lulzim Basha ka qenë pjesë e procesit për shpalljen e Berishës non grata

Presidenti Ilir Meta deklaron se pjesë e procesit që shpalli non grata kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë edhe Lulzim Bashsa.

“Pjesë e procesit për shpalljen non grata të Sali Berishës ka qenë Lulzim Basha. Zoti Berisha është një politikan që ka ndikimin e tij. Unë e kam paralajmëruar z. Berisha se do shpallej non-grata disa muaj para se të ndodhte, në shkurt të atij viti dhe se pjesë e këtij procesi ka qenë dhe Lulzim Basha. Ja kam thënë Berishës me anë të një kolegu tuaj Çim Peka. Nuk është detyra ime të denoncoj. Kam qenë i qartë për këtë çështje. Unë e kam patur informacion dhe madje i dija dhe zhvillimet pas shpalljes së Berishës non-grata”, tha Meta.

Gjithashtu, Meta akuzoi Bashën se, para 25 prillit ka shërbyer në funksion të mazhorancës.

“Kam qenë në kundërshti me Bashën, që para 25 prillit për çdo veprim që ka bërë në favor të mazhorancës. Dalja nga parlamenti, bojkotimi i zgjedhjeve vendore si dhe Reforma Zgjedhore janë fakte të qarta”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply