“Hajdut…”, Peleshi pritet me protestë nga qytetarët, i hidhet miell makinës së tij

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, është pritur sot me protesta nga një grup qytetarësh para godinës së Parlamentit, në momentin e mbërritjes së tij për seancën plenare.

Protestuesit kanë thirrur parulla kundër tij dhe mazhorancës, ndërsa një pjesë e tyre kanë hedhur miell mbi automjetin e tij.

Mes thirrjeve të dëgjuara në protestë kanë qenë edhe slogane kundër klasës politike në tërësi, përfshirë edhe deputetë të opozitës, ndaj të cilëve janë artikuluar akuza si “opozitë e shitur”.

About Redaksia

Check Also

PD ripërsërit kërkesën: Kuvendi të miratojë rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

Partia Demokratike ka ripërsëritur kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë të miratojë një rezolutë për dënimin …