Gardh policor dhe autobotë me ujë, çfarë po ndodh në protestën para Kuvendit

Sot është dita e 51 e revoltës qytetare ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë.

Qytetarët sot janë mbledhur në hyrjen anësore të Kuvendit, ku pritet të mbahet edhe një seancë plenare.

“Rama jep dorëheqjen” është një nga thirrjet që dëgjohet më shpesh nga turma, ndërsa protestuesit shprehen se do të vijojnë tubimet deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Në zonën përreth Kuvendit është ngritur një perimetër sigurie. Forca policore janë vendosur pas barrierave metalike, ndërsa pranë institucionit janë pozicionuar edhe autobot me ujë, në gatishmëri për çdo përshkallëzim të situatës.

Tubimi i sotëm vjen pas më shumë se 50 ditësh protestash të njëpasnjëshme, të cilat janë shoqëruar me pjesëmarrje qytetare dhe përplasje politike mes mazhorancës dhe opozitës.

Më 23 korrik, në seancën plenaren e së enjtes është paralajmëruar që një protestë e madhe do të mbahet para Kuvendit.

About Redaksia

Check Also

Skandali me transportin e parave nga Rama/ Eurodeputeti denoncon, SPAK fle gjumë

“Rama i transporton paratë jashtë me familjarët e tij”, kështu deklaroi Gjatë konferencës për shtyp …