Monologo-mania e EdiMARRËS-modeli i politikanit Castro, Chavez, Gaddaf!

Nga Bislim AHMETAJ
🔹️Disa nga monologët më të famshëm të letërsisë botërore janë bërë proverbiale për gjatësinë, ngarkesën filozofike ose vështirësinë për t’u ndjekur.
➡️Hamleti i William Shakespeare pyet: “To be, or not to be…”, në një nga monologët më të famshëm të historisë së letërsisë.
➡️Personazhet e Samuel Beckett-it, sidomos te Krapp’s Last Tape dhe Not I, flasin ngadalë, në mënyrë të fragmentuar e sfiduese për spektatorin.
➡️Jean-Baptiste Clamence te Rënia e Albert Camus-it e shndërron pothuajse të gjithë romanin në një rrëfim filozofik.
➡️Ndërsa monologu absurd i Lucky-t te Duke pritur Godonë mbetet një nga pjesët më të vështira për t’u ndjekur në teatër.
🔹️Por, ndryshe nga letërsia, ku monologu ka një funksion artistik, në politikë ai është shpesh ushtrimi më i lodhshëm i pushtetit.
➡️Është pak a shumë ai fjalim që zgjat më shumë se vetë problemi që pretendon të zgjidhë.
➡️Fillon me një pyetje të thjeshtë dhe, pas një ore, askush nuk e mban mend pyetjen.
➡️Vazhdon me një zinxhir justifikimesh ku fajin e kanë paraardhësit, opozita, media, moti ose “rrethanat”.
➡️Gazetarët bëjnë pyetje, politikani reciton monologun e përgatitur dhe largohet pa dhënë asnjë përgjigje konkrete.
➡️Pastaj vjen monologu me statistika: dhjetëra shifra, përqindje e tabela të lexuara pa kontekst, derisa publiku humbet fillin.
➡️Më pas monologu elektoral: premtime të pafundme, superlativa dhe slogane, por shumë pak shpjegime se si do të realizohen.
➡️Monologu më i mërzitshëm në politikë është ai që nis me fjalinë: “Do të jem shumë i shkurtër…”, dhe përfundon vetëm kur kameramanit i mbaron bateria ose kur auditorin e ka zënë gjumi.
🔹️Historia njeh shumë politikanë të famshëm për këtë ves.
➡️Fidel Castro mbajti një fjalim rreth 7 orë e 10 minuta.
➡️Hugo Chávez e shndërroi emisionin Aló Presidente në maratona televizive 5 deri në 8 orëshe.
➡️Muammar Gaddafi njihej për fjalime të gjata e të çrregullta, ndërsa Nikita Hrushovi për devijimet e pafundme nga tema.
➡️Edhe në politikën bashkëkohore, Recep Tayyip Erdoğan, Donald Trump dhe Narendra Modi janë komentuar shpesh për prirjen ndaj fjalimeve të gjata.
🔹️Kur vjen puna te politika shqiptare, rekordin e monologut e mban pa diskutim EdiMARRJA, duke lënë pas Ahmet Zogun, Enver Hoxhën, Ramiz Alinë, Fatos Nanon dhe Sali Berishën.
🔹️Sot, në mbledhjen me tone funerale të qeverisë dhe grupit parlamentar, ai vazhdoi traditën e krijuar që kur refuzoi t’ia dorëzonte drejtësisë zëvendësen e tij, Belinda Balluku.
Për rreth njëqind minuta ai foli pa pushim, ndërsa ministrat dhe deputetët e tij rrinin në heshtje, me fytyra të ngrira, sikur prisnin t’u binte sëpata mbi qafë në një plenum të Komitetit Qendror të partisë-mëmë, prej së cilës Rilindja trashëgoi jo pak zakone.
🔹️Për njëqind minuta nuk u tha asnjë fjalë se si do të luftohet varfëria, si do të ndalet shpopullimi i vendit, si do të shkëputen lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar apo si do të garantohet që i varfri dhe i pushtetshmi të jenë njësoj përpara ligjit.
🔹️Në fund të monologut, qytetarët mësuan vetëm se Kryeministri kishte vendosur të prodhonte një dokument të ri me një emër intrigues.
Katërmbëdhjetë vjet më parë shpiku “Rilindjen”; sot sjell “Besën”.
🔹️Por Besa është një institucion i shenjtë i traditës shqiptare.
Ajo nuk ka asnjë lidhje me korrupsionin, me hajninë, me dorëzimin një nga një të bashkëpunëtorëve, të cilët, sipas vetë Kryeministrit, “hanë kumbulla, dardha e pjeshkë” pas shpinës së tij.
🔹️Monologut të EdiMARRES duket se po i vjen fundi.
Nuk e dëgjojnë më me interes as deputetët e tij, të cilët jetojnë me frikën dhe ankthin e radhës se do bëhen “koka turku” , as opozita, e aq më pak qytetarët, të cilët prej 55 ditësh kërkojnë një gjë të vetme dhe të panegocueshme: dorëheqjen e tij.
Sepse monologu mund të zgjasë pafund, por ai nuk e zëvendëson kurrë dialogun me qytetarët dhe as nuk zgjidh asnjë problem të vendit.
🔹️EdiMarrja që të mos ketë fatin e Muammar Gaddafit, është akoma në kohë, të pranoj zgjidhjen që i kanë afruar qytetarët nga sheshi i revoltave:
Rama jepeee DORËHEQJEN.
Tiranë me 24 Korrik 2026.
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti

About Redaksia

Check Also

Dyfytyrësh, cinik dhe i falimentuar!

Nga Sali BERISHA Miq, Edi Rama, në fjalën e tij të gjatë e të stërholluar …