Tensione para Kryeministrisë/ Qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve

Tensione e kaos para Kryeministrisë. Në drejtim të protestuesve është hedhur ujë.

Pranë Kryeministrisë janë angazhuar forca të shumta policie, përfshirë efektivë të FNSH-së.

Në terren kanë “zbarkuar” gjithashtu edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët po ndjekin nga afër situatën dhe zhvillimet përpara Kryeministrisë.

Ndërkohë, protestuesit vijojnë të qëndrojnë përballë kordonit policor, ndërsa tensionet dhe përplasjet mes qytetarëve dhe efektivëve janë shënuar disa herë gjatë mbrëmjes.

About Redaksia

Check Also

Veliaj poshtëron Ramën/ I shkarkon njerëzit e tij nga Bashkia dhe vendos të vetët

Pas mbështetjes nga Soros, Veliaj po poshtëron publikisht Ramën nga qelia duke i larguar të …