Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka rikthyer në vëmendje aferën e inceneratorëve. Sipas Këlliçit, drejtësia po vepron me dy standarte në hetimin e kësaj afere.
Reagimi i Këlliçit
“Drejtësia me dy ose më shumë standarde e SPAK”
Për aferat e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, SPAK lëshoi fletë-arreste ndërsa për Tiranën ka një heshtje totale.
Çfarë pret SPAK për të hetuar plotësisht aferën e Tiranës? Apo fijet që çojnë lart te Rama dhe Veliaj duhen prerë?
Është faktuar se Klodian Zoto është i përfshirë në skemën e inceneratorëve. Atëherë përse nuk shpallet në kërkim ndërkombëtar?
Qytetarët duan drejtësi.
Drejtësia e vonuar është drejtësi e munguar. Heshtja e SPAK përligj padrejtësinë dhe korrupsionin e karrigeve të larta të shtetit.