Berisha: Lau duart si Ponc Pilati, Rama përdori Bordin e Paqes për të shpëlarë ‘krimin e shëmtuar’ ndaj Kosovës

Kryetari i PD, Sali Berisha pasi la punimet e Kuvendit, në deklaratën për mediat komentoi sërish vendimin e dhënë nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë.

Sipas Berishës, Rama si arkitekti i asaj gjykate, lau duart si Ponc Pilati, duke mos u shprehur për vendimin e dhënë ndaj ish krerëve të UÇK.

Berisha tha se, Rama edhe në Bordin e Paqes në Uashington mbajti fjalim për Hagën, një përpjekje kjo që siç theksoi lideri demokrat, e bëri për shpëlarë krimin e shëmtuar që ka kryer ndaj Kosovës.

Berisha: Së dyti, u komunikuan vendime në Hagë.

A e dëgjuat ju çfarë thotë një fjalë, gjoja, ai që është arkitekti i asaj gjykate. A e dëgjuat çfarë fjalë, nuk ju duk ju, se ky lau duart si Ponc Pilati?

A mund të shpjegoni ju, a ka mundësi që dhe ministri i tij i Jashtëm nuk thotë një fjalë? Unë nuk po them të sulmojë apo të mos sulmojë drejtësinë ndërkombëtare apo gjykatën, por të shprehet.

E qepi gojën, e reduktoi veten në një plak me demencë e cila kujtohet njëherë mbas e thotë fjalë të marrë, të marrë, apo s’është kështu?

Dhe kaq ishte postimi që bëri ai.

Në një kohë kur vetë i ka duart e tij në të më shumë se kushdo tjetër. Dhe në atë kohë në parlament çfarë kam thënë: i futi thikën pas shpine Kosovës. Jo se unë jam, kam qenë kundër drejtësisë, jo!

Por, por po të lexoni ju statutin mbi të cilin është ndërtuar gjykata, atë ju do të gjeni gjërat më të çuditshme. Gjërat më të çuditshme.

Pra, tani ku është ky? Ky bën sikur të jetë mision i kompletuar, mision i përfunduar, nuk flet. A e keni, apo jo?

Dhe mos harroni një gjë, ky njeri në një mënyrë absolutisht skandaloze, në një takim në Uashington ku ishte presidenti Trump, për, mos gabohem për bordin e paqes, ky paragraf të tërë për Hagën që s’kishte asnjë lidhje, s’kishte asnjë lidhje.

Pra ishte një përpjekje e tij për të shpëlarë krimin e shëmtuar që ka kryer ndaj Kosovës.

Dhe mua më thanë se unë aty nuk isha, por që presidenti mendoj se mos ishte fjala për Vjosa Osmanin në atë rast.

Pra kjo është problemi që ai po fshihet sepse qëndron prapa, në disa mënyra bëri punën e Vuçiçit, se ju e patë ajo është një pretencë e bazuar në deklarata propagandistike.

Në tërësinë e vet, unë do pres të lexoj vendimin e plotë se atëherë mund të jap një mendim më përfundimtar, por nga ato që dëgjova e kam fjalën.

About Redaksia

Check Also

Noka: Ron Yefet është pjesë e skemës mafioze, Rama e solli për punët e pista! KAYO po përdoret për trafik armësh!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, hodhi akuza të forta ndaj Edi Rama …