Berisha falënderon diasporën në SHBA: Janë të gatshëm për të mbështetur për të çmontuar këtë regjim

Pas një vizitë të suksesshme ne SHBA, kreu i opozitës, Sali Berisha ka falënderuar diasporën në SHBA.

Berisha tha se, janë të gatshëm për të mbështetur përpjekjet e opozitës për të çmontuar këtë regjim.

Berisha: Faktikisht, këtë javë që lamë pas u zhvillua një hearing në Kongresin e SHBA, hearing në të cilin kryetari i Komisionit të Helsinkit të këtij Kongresi, kongresmeni Xho Uillson shtroi pyetje shumë të rëndësishme mbi krimin transnacional, përdorimin e mjeteve publike dhe ndikimin e tyre në zgjedhjet në Shqipëri.

Pra, mund të themi se me takimet tona, ne paraqitëm realitetin shqiptar sipas versionit tonë të opozitës, por që në fakt duhet të them se nuk është se ato ranë si rrufe në qiell të pasur. Njohuritë për Shqipërinë ishin mjaft të avancuara.

Mund t’u them se Sekretari Rubio, në mesazhin e tij që i dërgon Edi Ramës për pavarësinë e Shqipërisë, shprehet se kartelet e drogës, bashkëpunëtorët e tyre dhe organizatat kriminale janë një rrezik për qytetarët amerikanë dhe duhet t’i luftojmë me efikasitet.

Po kështu, lufta kundër korrupsionit është një problem tjetër madhor, për të cilin administrata e presidentit Trump e ka shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin e saj.

Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohjen më të thellë miqve tanë në Partinë Republikane, IDU-së për ftesën dhe mikpritësve në takimet e rëndësishme që patëm.

Por, dua të jem i sinqertë, pjesa më emocionale e udhëtimit tim ishin takimet me diasporën tonë të mrekullueshme.

Takime që rikthyen atmosferën e zjarrtë të viteve ’90-’91, kur së bashku me diasporën bëmë gjithçka për të përmbysur diktaturën komuniste në Shqipëri.

Në atë kujtim, e kujtoj gjithnjë, ne kërkuam ndihmën dhe mbështetjen e saj për të rrëzuar diktaturën komuniste në Shqipëri dhe çlirimin e Kosovës.

Diaspora dha kontribut historik.

Kombi aty ka disa nga personalitetet më të shquara të atdhetarisë, të çështjes kombëtare.

Por njëlloj kësaj here, me të njëjtin entuziazëm, me të njëjtin shpirt vëllazërie na pritën së bashku me Fatmir Mediun, Belind Këlliçin, Enri Çenon, Klevis Balliun dhe Albana Vokshin.

Një pritje e jashtëzakonshme. Një angazhim i madh, një preokupim i madh i tyre për gjendjen në Shqipëri dhe vendosmëri për të kontribuar në mënyrë që shqiptarët të shpëtojnë nga diktatura autoritare e Edi Ramës dhe narkoshteti i tij.

E njëjta atmosferë në Dallas, në Teksas. Më pak numerike, por jo më pak aktive. Po aq atdhetare dhe e flaktë, diaspora jonë në Dallas dhe në Teksas. Personalitete të shquar të cilët kanë kontribuar shumë si për Shqipërinë, ashtu edhe për çlirimin e Kosovës.

Të gatshëm të kontribuojnë përsëri me të gjitha lidhjet e tyre të fuqishme me ligjvënësit amerikanë, me zyrtarët amerikanë për çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri, por edhe për problematikat me të cilat përballet Kosova.

Pra, mund t’u them se ky udhëtim i fillimit të shtatorit të vitit 2026, ndonëse ishte 35 vite larg të parit, për sa i përket rëndësisë dhe për sa i përket mikpritjes vëllazërore, ngjasonin shumë njëri me tjetrin.

Me këtë rast, dua të përshëndes të gjithë përfaqësuesit tanë të shkëlqyer në diasporë për atë pritje jashtëzakonisht të ngrohtë që na rezervuan dhe angazhimin e tyre të plotë për të mbështetur përpjekjet e forcave demokratike dhe opozitës për çmontimin e këtij regjimi.

About Redaksia

Check Also

Muzeu hebraik në Vlorë/ Berisha: E quaj pozitive, PD është parti e tolereancës fetare dhe nuk pajtohet me asnjë qëndrim antisemit

Ani Malaj: Çfarë mendimi keni për muzeun hebraik që po ndërtohet në Vlorë? Sali Berisha: …