Nga Petrit VASILI
Me arrestimin për herë të parë të Drejtores së Shërbimit Sekret të Shqipërisë shembet përfundimisht shteti i Edi Ramës.
Ngjarje më e rëndë se kjo nuk mund të bëhet.
Çdo segment i shtetit, që nga zyra e Kryeministrit dhe në çdo nivel të sigurisë kombëtare dhe dorëzimi tek komprometimi, korruptimi dhe kriminalizimi është fakt.
Qeveri, SHIK, Polici etj. janë në duar të horrllekut.
Figurat institucionale, që duhej të ishin garantet absolute të funksionimit të shtetit me ligj dhe në betejë të hapur me krimin dhe korrupsionin janë shitur totalisht tek ato.
Shteti përfundimisht ka rënë në mënyrën më dramatike dhe më të rrezikshme si asnjëherë në historinë e këtij vendi.
Edi Rama u bë njësh me McGonigalin si asnjë kryeministër në historinë e shtetit shqiptar duke tentuar të korruptojë për interesat e tij të pushtetit edhe FBI amerikane.
Edi Rama emëroi drejtore të shërbimit sekret Vlora Hysenin të shkarkuar më parë në Kosovë si Zv. Drejtore e shërbimit sekret.
Edi Rama ka emëruar një qeveri ku ministrat e korruptuar nuk kanë mbarim.
Edi Rama ka vendosur Kryetare Bashkie njërin më të korruptuar se tjetrin.
Edi Rama i mbron haptas në mënyrë të paligjshme, bile nuk ju heq as imunitetin për penguar hetimin e tyre.
Edi Rama ka kthyer Parlamentin në institucionin më të korruptuar që punon për korrupsionin me ligje me porosi dhe mbron të korruptuarit duke mos hequr imunitetin.
Edi Rama nuk zbaton as Vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Shteti i Ramës ka përfunduar në humnerë dhe bashkë me të edhe Edi Rama.
Ky shtet banditësh, trafikantësh dhe hajdutësh duhet qëruar nga zyrat e shtetit që i kanë qelbur me praninë e tyre.
Gazeta RD