Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste para nisjes së seancës plenare, ku në rend dite është edhe reforma territoriale.
Sipas informacioneve, gjatë mbledhjes Rama u ka kërkuar deputetëve socialistë që të votojnë pro reformës territoriale, duke kërkuar që i gjithë grupi parlamentar të jetë në unison në votim.
Mësohet se kreu i qeverisë ka mbajtur një qëndrim të prerë për miratimin e reformës dhe ka kërkuar pjesëmarrjen dhe votën e deputetëve të PS në seancën plenare.
Gazeta RD