Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalimit para demokratëve në foltoren e Ripërtëritjes në Fier, u ndal tek seanca parlamentare e orëve të para të mëngjesit të sotëm ku maxhoranca me 85 vota kaloi reformën territoriale cila shkrin 15 bashki.

Berisha tha se, ata që ndoqën mbrëmë seancën, ata panë se si kriminelë gjakftohtë ishin ata deputetë, se si duke, duke dridhur e trokitur, ua hidhnin qytetarëve dhe arritën në atë shumicë votash duke kërcënuar me mafiozë njëri-tjetrin.

Berisha: Ju jeni dëshmitarë çfarë u zhvillua mbrëmë në parlament. Skena të pashlyera nga memoria. 15 bashki, dy nga të cilat në qarkun e Fierit. Patosi dhe Divjaka, me 13 të tjera, po të kishin shpirt do thoshin, po ekzekutoheshin, ku në sallën e parlamentit. Nuk kishte krim më të shëmtuar.

Më thoni ju mua, çfarë ka Divjaka që s’mund të jetë bashki? E cila është një pasuri mahnitëse natyrore në vetvete. E cila, e vërteta është, është kurorë e fermerëve shqiptarë, janë të parët fermerë që marrin prodhimet dhe i eksportojnë, i eksportojnë në të katër anët e Evropës.

Çfarë ka ky rreth, ky qytet për të mos qenë bashki? Në një kohë kur kanë të gjitha pasuritë për t’u zhvilluar, për të begatuar banorët. Nuk duhet, se një dorë e zezë duhet t’i kontrollojë.

E patë ju atë deputeten e Divjakës? As ajo s’ishte aty. Kryetari nuk erdhi… kryetari që i nxori qytetarët një muaj të protestonin, dje nuk u duk. Skllevër të pasurive të tyre të paligjshme, skllevër të vjedhjeve që u kanë bërë qytetarëve.

Asgjë më urgjente nuk ka sesa krijimi i një agjencie kombëtare për konfiskimin e çdo pasurie të paligjshme, për rikthimin e saj tek qytetarët. Si mund ta shpjegojmë? Dilnin, diskutonin një nga një, personazhe të një romani mbi të keqen banale, përçues të së keqes.

‘Divjaka aty do jetë’. Dëgjo çfarë mendje, çfarë mendje, nuk po përdor epitete, domethënë ‘Klosi aty do jetë’, prandaj s’ka gjë pse nuk është bashki, me radhë. Pra, shqiptarët përjetuan një teatër absurd, të turpshëm, ku grumbulluan së bashku të gjitha interesat e tyre kriminale kundër qytetarëve.

Po ne që po i mbronim, ne nuk po mbronim, të jemi të sinqertë me ju, në asnjë rrethanë mbi baza partiake, jo! Ne po mbronim qytetarin aty. Se qytetari, pavarësisht çfarë është, demokrat, i paparti, socialist, aty ku e meriton duhet të ketë vetëqeverisjen e tij. Duhet të ketë vetëqeverisje që të zhvillojë të gjitha potencialet që ka zona, që ka komuniteti.

Çfarë është mësimi i kësaj? Mësimi është që ne duhet të angazhohemi kundër kësaj të keqe të madhe me çdo qytetar. Duhet të angazhohemi intensivisht.

Ata që ndoqën mbrëmë seancën, ata panë se si kriminelë gjakftohtë ishin ata deputetë, se si duke, duke dridhur e trokitur, ua hidhnin qytetarëve dhe arritën në atë shumicë votash duke kërcënuar me mafiozë njëri-tjetrin.

Dilte deputeti i Selenicës, ku ka një komunitet vllah, dhe nuk e thoshte, po sigurisht që unë do ta respektoj atë komunitet, pa diskutim, sepse edhe ata janë një minoritet i nderuar.

Dhe ky tani, jo që s’mbronte banorët, po mbronte marketin e tij. Po e tjetri me radhë, u bashkuan duke kërcënuar njëri-tjetrin dhe dolën me 85 vota triumfatorë mbi kë?

Mbi ne? Po ne aq vota kemi. Ata dolën mbi qytetarët, dhunues të qytetarëve.

About Redaksia

Check Also

Edhe Manastirliu me doktoraturë plagjiaturë, ia kopjoi studentit afrikan

Deputetja socialiste, Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull, “Krahasimi i …