Nis protesta para Kryeministrisë! Studentët dhe pedagogët i përgjigjen Ramës poshtë zyrës së tij: Dorëheqje!

Ka nisur protesta e studentëve para Kryeministrisë, ku të rinj nga Fakulteti i Mjekësisë, Infermierisë dhe degë të tjera universitare, të mbështetur nga pedagogë dhe mjekë, janë grumbulluar për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas marshimit në rrugët e kryeqytetit, protestuesit janë stacionuar përpara godinës së Kryeministrisë, ku po lëshojnë thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike.

“Dorëheqje!”

Pjesëmarrja e studentëve të Mjekësisë dhe Infermierisë, së bashku me pedagogët dhe mjekët, shënon një tjetër zhvillim në protestat antiqeveritare që po vijojnë prej ditësh në Tiranë.

Tubimi po zhvillohet përpara Kryeministrisë, ku studentët, pedagogët dhe mjekët vijojnë të qëndrojnë të bashkuar, duke kërkuar ndryshime politike dhe institucionale në vend.

About Redaksia

Check Also

Berisha-Ramës: PD është dhe do jetë e pranishme në çdo protestë kundër teje, sepse ti je një armik i egër i shqiptarëve

Kryetari i PD Sali Berisha ka reaguar ndaj Ramës, i cili tha se, “protestat e …