Berisha: I qëndroj kallëzimit që kam bërë ndaj Irena Gjokës, paditë e tejra do i bëj kur ta gjykoj oportune

Arsen Rusta, MCN TV: Thatë që u pyetet për herë të parë dhe kishte 20 detyra që ka lënë gjykata. Nga këto 20 detyra, çfarë lidhej me ju?

Sali Berisha: Thirrja ime.

-Dhatë vërtet deklarime apo ishte procedurë formale?

Sali Berisha: Jo, jo. Pa diskutim që u pyeta dhe unë bëra deklaratën përkatëse.

-I qëndroni kallëzimit?

Sali Berisha: Pa diskutim! Plotësisht!

-Dhe pse keni besim që këtë herë do hetohet kur herën e parë u pushua?

Sali Berisha: Kam besim se qëndrimi i përgjegjshëm i gjykatëses, e cila nuk ra në kurthin e Dumanëve dhe të atyre që e mbështetin, tregoi që ajo ka respekt për ligjin. E ktheu atë dhe mendoj se bëri një akt të përgjegjshëm, shtroi 20 detyra, la afat 6 muaj dhe unë, një akt të përgjegjshëm dhe ligjor nuk kam pse të mos e përshëndes.

Klodiana Lala, News24: Ku do ta depozitoni kallëzimin ndaj zotit Maksuti, zotit Dumani, zotit Metani, zotit Rusi dhe zonjës Llagami?

Sali Berisha: Atëherë kur ta gjykoj oportune vetë dhe do t’ju informoj, absolutisht në përputhje me ligjet e këtij vendi do ketë kallëzim penal për çështjen Gjoka.

About Redaksia

Check Also

Zhupa-deputetëve të PS: Keni frikë të dilni nga Kuvendi! Jeni tmerruar nga populli

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj u ndal edhe njëherë …