Emri i deputetes se Partisë Socialiste, Etleva Budini u përfshi në mënyrë abuzive nga klanet e PS ne Durres në hetimet për vjedhjen e mbi 700 mijë eurove në filialin e Postës Shqiptare në Durrës.
Budini ka drejtuar këtë filial deri në mars të vitit 2025, përpara se të merrte mandatin e deputetes. Sipas verifikimeve paraprake të Prokurorisë së Durrësit, dyshohet se abuzimet me fondet e pensionistëve mund të jenë shtrirë edhe gjatë periudhës kur ajo ishte në drejtimin e institucionit.
Në fakt, deputeti, që është përfshirë në këtë skeme është Ani Dyrmishi, aktualisht një nga kandidatët e Ramës për Bashkinë e Durrësit. Për të fshehur Dyrmishin, është nxjerrë emri i deputetes tjetër.
Gazeta RD