Berisha-Ballës: Do shpallesh në kërkim si Gentian Sharra, do bëj 6 padi në gjykatë!

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi nga foltorja e Kuvendit se do të padisë në gjykatë kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Berisha deklaroi më tej se shumë shpejt Taulant Balla do të shpallet në kërkim si Gentian Sharra i tij.

Më herët Berisha ka thënë se, Balla ka shumë telefonata me Sharrën, të cilin e quan një prej anëtarëve të bandës së Elbasanit.

“Ky ‘Gentian Sharra’ këtu ka deklaruar se Berisha ka tokë në Tiranë, tokë në Dhërmi, tokë në Lalz.

Ju informoj se ai do ketë 6 padi, tre civile, tre penale dhe garantoj se shumë shpejt do dalë dhe ai në kërkim si Gentian Sharra i tij”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Do luftojmë çdo formë diktature dhe ekstremizmi të majtë”/ Berisha jep mesazhin e parë si Zv.President i CDI

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në …

Leave a Reply