Berlusconi e Galliani planifikojnë goditjen e madhe

Krerët e klubit të Monzas, Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani, janë duke planifikuar një goditje të dyfishtë për afatin kalimtar të kësaj vere.

Paulo Dybala dhe Mauro Icardi janë në listën e dëshirave të dyshes së njohur në botën e futbollit.

Madje, sipas “Sky”, drejtori i klubit të Monzas, Adriano Galliani, ka zhvilluar kontaktet e para me përfaqësuesit e futbollistëve në fjalë.

Galliani ka biseduar me Jorge Antun, agjentin e ish-numrit 10 të Juventusit dhe me Wanda Naran, gruan dhe përfaqësuesen e sulmuesit të Paris Saint-Germainit.

Financat nuk shihen si problem për klubin italian për të nënshkruar me dyshen argjentinase, duke ia shtuar edhe faktin se Dybala është lojtar i lirë.

Kujtojmë se Monza shkroi historinë në sezonin e fundit, pasi siguroi promovimin në Serie A.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …

Leave a Reply