Gjimnazisti denoncon mësuesit militantë: Ftoj bashkëmoshatarët të protestojmë më 7 korrik

• “Bullizim politik në shkolla”, gjimnazisti Erdi Jorgoni denoncon mësuesit militantë: Ftoj bashkëmoshatarët të protestojmë më 7 korrik.

Unë jam Erdi Jorgoni, 17 vjeç, nga Durrësi

Jam këtu sot në këtë Foltore për të thënë se do t’i bashkohem protestës së Frontit të Shpëtimit kombëtar më 7 korrik, por jo vetëm kaq.

Vij për të thënë se unë jam një i persekutuar politik.

Edhe pse në moshë të re, edhe pse në vitin 2022, edhe pse në qytetin e Durrësit.

Në gjimnazin ku unë mësoj, për arsye të angazhimit dhe bindjeve politike të djathta, të mia dhe të familjes, jam bërë disa herë subjekt i bullizmit politik.

Këtë e kanë bërë mësuesit e mi, ata që duhet të ishin mentorët tanë.

Kjo vjen për një arsye: më shumë se arsimtarë ata janë militantë partiakë.

Kjo ka çuar në politizim të shkollës, në mediokritet të stafeve pedagogjike dhe në korrupsion të notës.

I ftoj të rinjtë durrsakë, dhe nga gjithë Shqipëria, t’i bashkohen protestës së 7 korrikut.

Kur rrezikohet liria e bindjes dhe e shprehjes rrezikohemi të gjithë.

Rrezikohet Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

“Reuters” dhe “Associated Press” transmetojnë LIVE protestën

Dy agjencitë më të mëdha mediatike në botë, Associated Press dhe Reuters po transmetojnë live …

Leave a Reply