Rama, 3 muaj riedukim për kolegun e tyre! Askush nuk foli!

Nga Alba KEPI

E, nuk do ishte thjesht nje gjest i bukur, por nje domosdoshmeri, idem si “to be or not to be”!

Solidaritet nuk eshte te japesh, por te reagosh ndaj padrejtesive qe nuk do doje te te preknin as ty nje dite!

Ne ate salle te mbushur plot me gazetare, nje koleg i tyre u dhunua verbalisht si dikur bijet e te internuarve, te persekutuarve, te pushkatuarve nga diktatura, qe dergoheshin ne shkollen e riedukimit per t’iu bindur urdherit te sovranit suprem te ”vendit me te bukur e me te zhvilluar” ne bote.

Askush nuk foli!

Askush nuk luajti nga vendi!

Te gjithe sikur nuk kish ndodhur asgje!

Stoik ne pozicionin e tyre te ngrire, plot sy e vesh, para fjalimit te sovranit suprem qe urdheronte 3 muaj riedukim per kolegun e tyre!

Madje pati dhe nje flete lavderimi se si qe arritur mire riedukimi i nje tjeter gazetari.

Pas nje fyerje te tille, salla duhej te zhurmonte nga karriget qe rrezoheshin ndersa gazetaret largoheshin nga ajo atmosfere orwelliane e solidarizoheshin me kolegun e tyre!

E nuk do ishte nje gjest i bukur, por nje nevojshmeri insistuese e te qenit o te mos qenit gazetar!

Besueshmeria eshte instrumenti me i forte i ketij zanati! Prove e profesionalizmit dhe e pakompromisit qe te con te dyshosh se heret e tjera “rebelimi” ndoshta qe nje shoë o ishte thjesht leximi i pyetjeve provokuese qe i kish shkruar dikush tjeter!

About Redaksia

Check Also

Çyrbja dhe çorba e drejtësisë së re

Nga Luçiano BOÇI Akuza ndaj ish-deputetit të Durrësit u komunikua pas dorëheqjes së tij të …

Leave a Reply