Kryetari i PD, Sali Berisha, vizitoi familjen Avdia për të shprehur ngushëllime për humbjen e rëndë. Dy ditë më parë, kjo familje humbi vajzën e tyre 7-vjeçare pasi u përplas nga skafi që po drejtohej nga një zyrtar i lartë policor. Pas ngjarjes, opinioni publik ka reaguar me revoltim.
Shoqëria civile ka paralajmëruar një protestë sot përpara Ministrisë së Brendshme.
Ndërkohë opozita e udhëhequr nga Berisha ka deklaruar se e mbështet plotësisht këtë protestë.