Berisha ngushëllon familjen Avdia: Komisari që vrau vogëlushen është një xhelat

Kryetari i PD, Sali Berisha, ishte për vizitë ngushëllimi në familjen Avdia, e cila humbi fëmijën në plazhin e Potamit në Himarë. Berisha tha se, komisari që vrau vogëlushen është një xhelat.

“Unë erdha për të shprehur ngushëllime më të ndjera të miat, të familjes time dhe të PD-së.
Erdha si qytetar, për familjen e Jonadës, e cila humbi jetën në një krim horror që ka tronditur thellë çdo shqiptar. Kjo ngjarje ka tronditur çdo njeri. Si ngjarje, si krim i shëmtuar.

Duhej të ishe vetëm një individ si ai që e kreu, se kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë.
Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë, po të kryhej nga një qytetar i thjeshtë.

Por në fakt ky akt u krye nga një njeri i qeverisë, ky akt u krye me një mjet monstruoz krimi, siç ishte skafi me 600 kuaj fuqi. Ky akt u krye në distancën më të afërt me rërën, tre-katër metra, në prani të qindra fëmijëve, pushuesve të tjera, që loznin aty.

Në këtë aspekt, komisari nuk është asgjë tjetër veçse një xhelat. Krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Afron hakmarrja e Elon Musk: Do t’i shkatërroj…

Beqir SINA Donald Trump presidenti i 47-të i SHBA, për automjetet autonome lajm i mirë …

Leave a Reply