Berisha merr pjesë në koncertin në nderim të Ukrainës, i ftuar nga ambasadori Shkurov

Kryetari i PD, Sali Berisha, mori pjesë në koncertin kushtuar popullit të Ukrainës, i ftuar nga Ambasadori i këtij vendi, z. Volodimit Shkurov. Berisha ka publikuar fotot nga koncerti i mbajtur në Tiranë.

Postim i kreut të PD, Berisha

Të dashur miq,

Me ftesë, dhe në shoqerinë e Ambasadorit të Ukrainës në Shqipëri, Shkëlqesisë së Tij, Volodimir Shkurov, mora pjesë në koncertin e mrekullueshëm të tre tenorëve virtuozë, Mykhailo Malafii, Klodjan Kaçani, Vitaly Kovalçuk, shoqëruar nga orkestra e Teatrit të Operas dhe Baletit, dhe instrumentistë të shquar ukraines, nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur, Leonardo Quadrini dhe regjinë e Osman Mulës.

Morën pjesë të ftuar në koncert artistët e mirënjohur, pianisti Genc Tukiçi dhe soprano Ramona Tullumani. Një falenderim për Ambasadorin Shkurov, artistët ukrainas dhe shqiptarë, për koncertin dinjitoz, në nderim të kombit që po lufton sot për lirinë e botës. Lavdi Ukrainës! #sb

About Redaksia

Check Also

“Nuk duhet të jesh në zyrë kur të vriten njerëz…”/ Dëshmia e Metës dhe mesazhi që mori para 21 janarit

Ilir META Të vërtetat e 2𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝟏𝟒 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢 Kur njerëzit me …

Leave a Reply