• Viti i ri mësimor nisi me dështimin e programit të rindërtimit të shkollave. Korrupsion dhe paaftësi për të zgjidhur problemin e mijëra nxënësve, mësuesve dhe prindërve të cilët përballen me oraret e zgjatura dhe shkëputjet nga puna.
Deklaratë e deputetes së PD, Albana Vokshi, nga Ministria e Arsimit
Arsimi është një çështje madhore e PD-së e cila e ka atë prioritet absolut të saj. Të gjithë jemi dëshmitarë të situatës së sotme në arsimin parauniversitar. Kemi mijëra nxënës më pak. Dhjetra shkolla që nuk i kanë hapur dyert e tyre. Qindra klasa kolektive, dhjetra mijëra nxënës të cilët mësojnë me dy ose tre turne.
Një javë pas fillimit të vitit të ri shkollor në sistemin arsimit parauniversitar jam kontaktuar, jam takuar me dhjetra prindër, jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës apo në bashki të tjera. Prindër të cilët janë detyruar që të lenë punët e tyre paradite sepse duhet që të mbajnë fëmijët që nuk mund të shkojnë në oraret e zakonshme në mësim. Prindër të ciët janë të detyruar që orët e vona të pasdites, pra në orën 7 por edhe 8, janë të detyruar që të presin fëmjët e tyre që dalin nga mësimi shumë të lodhur në atë orë të mbrëmjes.
Prindër të cilët sjellin më pak të ardhura sepse i kanë lënë punët për të mbajtur fëmijët e tyre sepse qeveria ka dështuar që të sigurojë masat e duhura për një mbarëvajtje të mirë të mësimit të fëmijëve.
Jam takuar, jam kontaktuar me disa prindër fëmijët e të cilëve mësojnë nga klasa e parë në klasën e katërt në shkollën 9-vjeçare “Mihal Grameno” në Tiranë. Vetëm diën e parë të shkollës janë gjendur përballë një vendimi të palogjikshëm, absurd të drejtorisë rajonale, por edhe të drejtorisë së shkollës që fëmijët e tyre nuk do mësojnë më në shkollën “Mihal Grameno” edhe pse banojnë pak metra larg shkollës, por janë të detyruar të shkojnë në një shkollë në Sauk, pra disa kilometra larg vendbanimit të tyre.
Pse është marrë ky vendim? Vetëm ministria, drejtoria rajonale dhe drejtoria e shkollës e dinë. Një vendim i pakonsultuar, i padiskutuar me prindërit. Ata kanë rezistuar, kanë protestuar ditën e premte dhe unë i inkurajoj të vazhdojnë protestën e tyre, sepse ajo çka drejtoria rajonale ka bërë me këtë vendim të palogjikshëm është në shkelje të legjislacionit në fuqi sepse është i pakonsultuar dhe fëmijët duhet të mësojnë në shkollën më të afërt me vendbanimin e tyre.
Është një torturë sistematike që kjo qeveri ka rezervuar për prindërit dhe për nxënësit për shkak të korrupsionit dhe të paaftësisë për të zgjidhur çështjen e infrastrukturës dhe logjistikës në shkolla. Programi i rindërtimit të shkollave është një dështim spektakolar i kësaj qeverie.
3 vjet nga tërmeti dhjetra shkolla nuk i kanë hapur dyert e tyre këtë vit të ri shkollor pavarësisht premtimeve pompoze të Edi Ramës. Iku 2020, 20221, në 2022 për shkak të abuzimit, korrupsionit dhe aferave të kësaj qeverie, shkollat nuk kanë mundur t’i hapin dyert e tyre. Jo vetëm që nuk i kanë hapur ato që janë shembur apo nuk ka përfunduar rikonstruksionin. Por nëse shohim shkollën Emin Duraku në qendër të Tiranës, nuk është hapur këtë vit të ri shkollor.
Asnjë nga prindërit e rreth 1mijë nxënësve që mësojnë në atë shkollë nuk e dinë pse është marrë ky vendim. 3 vite fëmijët kanë mësuar, mësuesit kanë dhënë mësim në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë normale. Shkolla u rikonstruktura pas tërmetit, sot është marrë vendimi që kjo shkollë të shembet.
Për 3 vite nxënësit dhe mësuesit kanë shkuar në një shkollë që ka qenë e pasigurt, që kishte rrezik shembje apo sot shembet për një aferë të caktuar ashtu sikurse dhe banorët rreth shkollës dyshojnë që shembja e shkollës ka lidhje me ndërtimin e një pallati nxgjtur me shkollën.
Sipas informacioneve që kanë ardhur në Partinë Demokratike 21 shkolla në Durrës nuk i kanë hapur dyert e tyre. Shkolla që janë shembur ose nuk e kanë nisur ndërtimin fare apo nuk kanë mundur të rindërtohen.
Mund të përmend shkolla e mesme Naim Frashëri, shkolla e mesme Gjergj Kastrioti. Shkolla e mesme Olsi Lako, shkolla 9-vjeçare Elefteri Koçi, shkolla 9-vjeçare 14 Nëntori, shkolla e mesme e bashkuar Rexhep Mezineshishëm, shkolla 9-vjeçate Eva Darë Sukth, e kështu me rradhë 21 shkolla që janë rreth 15 mijë nxënës dhe qindra e mijëra mësues të cilët detyrohen që të shkojnë në3 shkolla shumë largë disa kilometra me transportë të pasiguruar edhe në kushtet e tyre minimale.
Po në Kamëz? Në Kamëz janë 8 shkolla që nuk i kanë hapur dyert e tyre. Fëmijët mësojnë në 2 ose 3 turne, sigurishtë që ora e mësimit nuk është më 45 minuta. Me fondet e rindërtimit po riparohen disa shkolla që janë ndërtuar me fondet e bankës botërore më parë apo në qeverinë Berisha. Po kostoja e rindërtimit të tyre, jo kostoja e ndërtimit është 200 për qind më e lartë se ajo e ndërtimit fillestarë të tyre. As transporti nuk u është siguruar fëmijëve sipas denoncimeve që kanë bërë prindërit.
Shkollat në Kamëz që nuk i kanë hapur dyertë janë shkolla Demokracia, nxënësit kanë shkuar tek shkolla Niko Hoxha në Kamëz. Shkolla Gramoz Palushi në Paskuqan që ka shkruar tek shkolla Bajram Curri në Tiranë. Shkolla Azem Hajdari në Paskuqan, nxënësit kanë shkuar tek Vllazërimi. Shkolla Lidhja e Prizrenit në Paskuqan nxënësit kanë shkuar tek shkolla Isa Boletini. Pra kanë bashkuar edhe fëmijë të klasës parë, të klasës dytë me klasa më të larta të mesme. Shkolla Ibrahim Basha ka shkuar tek Ali Çoka në Bathore, shkolla Hilari Klinton në Kamëz tek shkolla e re Fruti Kulturë.
Po shpërndarja nëpër shkolla shumë largë venbanimit, turnet e dyta, turnet e treta, ora e mësimit e shkurtuar ka sjellë një ulje alarmante të cilësis së mësimdhënies. Po në Rrogozhinë shkollat 9-vjeçare nuk janë hapur, qindra nxënës mësojnë me 2 ose 3 turne. Por ajo çfarë është më e trishtë është se në fshatra shumë shkolla janë mbyllur. Pse? Sepse nuk kanë mbetur më fëmijë në fshatra.
Të dashur prindër, të dashur nxënës, problemi i kësaj qeverie nuk janë vonesat për shkak të një arsye apo të një arsye tjetër. Është korrupsioni, por më së shumti është urrejtja që kjo qeveri ka ndaj edukimit, ka ndaj arsimit, ka ndaj mësimdhënies.
Të gjithë e dimë, jemi të ndërgjegjshëm që kjo situatë nuk do të përmirësohet për aq kohë sa në krye të këtij vendi kjo qeveri mendon se si të zhvasë paratë e arsimit dhe t’i fusë në xhepat e saj. Një qeveri që vjedh, që nuk investon në rritjen e cilësisë së arsimit të fëmijëve shqiptarë nuk e meriton që të qëndrojë as edhe një ditë në këmbë.
Ndaj na duhet që të gjithëve së bashku të gjejmë forcën që të bashkohemi të gjithë bashkë dhe të largojmë qeverinë armike me dijen dhe shkatërruese të së ardhmes së fëmijëve tanë.
Faleminderit!