Studentët paralajmërojnë Ramën: Bojkotojmë mësimin nëse nuk plotësohen kërkesat tona

Një grup studentësh kanë nisur firmosjen e një peticioni ku kërkojnë ndihmë financiare nga qeveria për të përballuar krizën.

Në peticion shpalosen edhe kërkesa drejtuar Ministrisë së Arsimit, duke vënë në dijeni dhe kryeministrin Edi Rama.

Mësohet se deri më tani janë mbledhur mbi 6000 firma, ndërkohë që studentët kërkojnë 100 euro çdo muaj ndihmë nga qeveria.

Reagimi i tyre vjen pasi pedagogët kanë nisur tashmë protestën e tyre.

Studentë që kanë ndërmarrë një nismë përmes një peticioni, ku kërkojnë ndihmë financiare nga qeveria, paralajmërojnë se do të bojkotojnë mësimin kur të nisë vitit akademik, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Në një prononcim për mediat, një prej studentëve që do të dorëzojë dhe peticionin në kryeministri, deklaroi se tashmë Tirana, që është shpallur Kryeqyteti Europian i Rinisë, po boshatiset. Ai tha se studentët duan ndihmë financiare nga qeveria.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply