Berisha deputetëve: Thirrini ndërgjegjes, rrëzojeni këtë marrëveshje! Edi Rama do përfundosh te porti i marinës vetë

12.600 apartamente, 900 njësi akomodomi hoteliere. Do mblidhen këtu mamuthët e Shqipërisë dhe Lindjes së Mesme. Do kenë edhe jahtet përkarshi.
Kurse shqiptarët popull gomonesh, do jenë shërbëtorë ose do largohen në Europë.
Porti i ri kushton 2 miliardë euro. Nga do dalin këto 2 miliardë euro? Nga taksapaguesit e varfër shqiptarë.
Thërrisni arsyes nëse keni ndërgjegje njerëzore. Hidheni poshtë këtë marrëveshje.
Mos u përpiqni ta mbuloni duke shkurtuar kohën e diskutimit. Marrëveshja shkel MSA-në, Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Marrëveshja nuk respekton asnjë rregull dhe asnjë ligj dhe Edi Ramës i është dhënë asnjë garanci që asnjë qeveri të mos mund ta padisë mbrapa.
Edi Rama, i bindur të jesh se te porti i marinës do përfundosh vetë.

About Redaksia

Check Also

Bardhi pret në zyrë të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA në Tiranë

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA në Tiranë, Nancy Van Horn, ka zhvilluar …

Leave a Reply