Isuf Çelaj: Autoritetet arsimore inekzistente, shkollat në Tropojë pa ngrohje në dimër

Deputeti i Tropojës, Isuf Çelaj ka reaguar pas të ftohtit që ka mbërthyer veriun e vendit ditët e fundit. Çelaj është shprehur se moti i ftoftë ka përfshirë këto ditë Njësinë Administrative të Nikaj Mërturit në Tropojës. Përveç mungesës së nxënësëve nga largimet(shpopullimit) masive drejt rrugëve të botës si në të gjithë veriun, u shtohet edhe mungesa e furnizimit me dru zjarri, si rezultat i mos marrja së masave nga ana drejtorisë arsimore dhe e autoriteteve të Bashkisë

Reagimi i Çelajt

Dimri ka filluar dhe bora dhe moti i ftoftë ka përfshirë këto ditë Njësinë Administrative të Nikaj Mërturit në Tropojës. Përveç mungesës së nxënësëve nga largimet(shpopullimit) masive drejt rrugëve të botës si në të gjithë veriun, u shtohet edhe mungesa e furnizimit me dru zjarri, si rezultat i mos marrja së masave nga ana drejtorisë arsimore dhe e autoriteteve të Bashkisë për furnizimin në kohë me dru zjarri.

Në këto kushte të motit me borë e temperatura të ulëta nxënësit janë të detyruar që përveç çantave me libra të marrin edhe atë me dru zjarri për ngrohje,

fenomen ky edhe në disa shkolla tëtjera të Tropojës.

Rilindja vazhdon ngrohjen e shkollave me anën e Propagandës sipas modelit alla Kim Jong I nga qendra në bazë!

Nxënësit kanë nevojë për plotësimin e kushteve që mësimin ta zhvillojnë normalisht dhe jo për fjalë të bukura largë realitetit ku ata jetojnë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Kanë sjellë me urgjencë ligjin për Delina Ficon, tani që sekretari Rubio pezulloi fondet

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se Edi Rama ka një qeveri që nuk ka …

Leave a Reply