Berisha: Kjo bandë arriti të rekrutojë kryezbuluesin e SHBA! Revolucioni do fitojë!

Kreu i PD, Sali Berisha tha në Tepelenë se, kjo bandë arriti të paimagjinueshmen, rekrutoi kryezbuluesin e SHBA! Revolucioni do fitojë. Ai tha se, ne kemi interesa kombëtare dhe forca e idealeve tona është e pamposhtur.

“Kjo bandë arriti të paimagjinueshmen, të rekrutojë kryezbuluesin e SHBA, McGonigal.

E para, t’ia bësh një vendi që të ka bërë aq të mira në histori, je më besëpreri i shqiptarëve që nga koha e Skënderbeut gjer më sot.

Ky, duke na quajtur ne antiamerikanë, pse ne po mbronim vlerat e lirisë, vlerat e amerikanëve në Shqipëri, ky njeri nuk ka asnjë interes.

Ne kemi interesa kombëtare dhe forca e idealeve tona është e pamposhtur.

Ju garantoj se këtë revolucion do e fitojmë.

Misionarët nuk janë shumicë, por ata fitojnë, ata nuk humbasin. Ata nuk humbasin sepse sakrifikojnë.

Demokratët duhet të bindin çdo shqiptar se këtë betejë e kemi për çdo shqiptar.

Ndaj, të ecim të vendosur, të ecim të guximshëm, të sigurt drejt fitores që meritojmë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Goditje fatale ndaj regjimit teokratik iranian/ PD: Një lajm i mirë për popullin iranian dhe botën e lirë

Deklaratë e Partisë Demokratike Lajmet tashmë nga shumë burime konfirmojnë vrasjen e diktatorit mizor të …

Leave a Reply