Berisha: Të bashkohemi në idealet tona në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi

“Të mbrojmë të ardhmen tonë në këtë revolucion”. Ky ka qene thelbi i mesazhit që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar të rinjve shqiptarë në një video të shkurtër në TikTok.

Berisha:  Me ketë mesazh ju bëj edhe një herë thirrje në ditën e 577-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, të bashkohemi në idealet tona në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi. Kjo është një protestë për çdo qytetar. Është protestë në radhë të parë e çdo të riu. Është një proteste në të cilën duam të japim mesazhe se do të mbrojmë të ardhmen tonë me këtë revolucion. Por revolucionet kanë dhe duhet të kenë udhëheqës të rinj, guximin, qëndresën, idealet, ëndrrat e tyre të bukura.

About Redaksia

Check Also

Reporteri për Shqipërinë në Bundestag/ Bayer: Të shqetësuar nga zhvillimet e fundit në Shqipëri, mbështesim PD

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag deklaroi sot pas një takimi në selinë e PD me …

Leave a Reply