Kuvendi, mashtrim dhe manipulim provash për Metën

Bledar Dervishaj, këshilltari për Çështjet Ligjore i presidentit Ilir Meta, në një konferencë Live për mediat, ka denoncuar manipulimin e provave nga Kuvendi, në procesin për shkarkimin e kreut të shtetit. 

Kushtetuesja zhvilloi sot seancën e fundit për shqyrtimin e raportit të Kuvendit.

Bledar Dervishaj tha se Kuvendi shkeli 13 herë Kushtetutën, ndërsa procedurën e ndjekur e konsideroi të paligjshme.

“Kuvendi depozitoi në Gjykatën Kushtetuese prova shtesë pa ia kërkuar njeri. Kemi të bëjmë me manipulim provash. Ky është veprimi më i rëndë i Kuvendit”, tha Dervishaj.

“Ne kemi parashtruar ndër të tjera se shkeljet e rënda të Kushtetutës dhe të gjitha parimeve kushtetuese të kryera të Kuvendit, një prej shkeljeve të konstatuara dhe të dokumentuara te Kushtuesja ishte fakti që në datën 7 maj 2021, ku u zhvillua seanca plenare për ngritjen e Komisionit Hetimor, Kuvendi kishte konsumuar 3 shkelje. Shkelja e parë kishe të bënte me përcaktimin e rendit të ditës. Rend ii ditës ishte caktuar nga ish-kryetari i Kuvendit më datë 6 maj. Pra Kuvendi po thërritej në seancë plenare për një afat më pak se 24 orë. Kjo ishte shkelja e parë.

Shkelja e dytë ishte që në rendin e ditës nuk kishte 2 çështje, ndërkohë që seanca plenare mori dy vendime. Pra duhet të kishte 2 çështje e jo 1. Shkelja e tretë ka të bëjë që referuar Kuvendit nuk kishte vendim për të vendosur shtesa në rendin e ditës. Bëra këtë parashtesë se kur në mënyrë të zgjeruar na erdhi radha ne më 3 shkurt 2022 të bënim parashtrimet tona Kuvendi aktivizohet të nesërmen me datë 4 shkurt dhe depoziton në Kushtetuese prova shtesë.

Po çfarë i kishte sjellë. Ishte shkresa e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, ku ndër të tjera në lidhje me shqyrtimin e çështjes objekt të shkarkimit të Presidentit, Kuvendi vendos në dispozicion disa fletë. Me urdhrin që Kuvendi ka depozituar në maj të vitit 2021. Por siç shikohet s’kemi më datën 5/05, por data është 6/05 2021. Pse bëhet kjo? A mos lidhet kjo me rrëzimin e një nga shkeljeve që kishte cituar presidenti që urdhri për caktimin e seancës plenare bëhet jo më shumë se 48 orë. Të gjitha dyshimet për të dorëzuar këtë provë shtesë aty të çojnë.

Ne vijuam verifikimin me përmbajtjen tjetërore. Ky është urdhri i publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit në maj të 2021. Ne kemi nënvizuar dallimet, nëse do të shihni pikën 20 të këtij urdhri ndryshon në përmbajtje. Përmbajtja e rendit të ditës midis dy urdhrave të asaj të publikuar dhe të asaj që i është depozituar gjykatës janë të ndryshme. Zakonisht urdhrat e kryetarëve të Kuvendit dorëzohen qoftë në dokumentacion dhe me rendin e ditës, ku secili nga gazetarët apo juristët shikojmë aktet.

Ky është rendi i ditës i depozituar në Kuvend më datën 4. Përmbajtja është e thjeshtë. Në mbështetje të urdhrit numër 19, datë 6.5 2021. Vetë kuvendi rrëzon përmbajtjen e atij urdhri që i depozitoi Gjykatës Kushtetuese, e i thotë datën 5. Por në fakt është data 6, që lidhet me afatin 48 orë”, tha Dervishaj.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply