Bylykbashi: Më 6 mars do i kthejmë Bashkinë e Durrësit qytetarëve për t’ja hequr PS-së

Deputeti i PD, Oerd Bylykashi në fjalën e tij nga Rashbulli, ku u prezantua kandidati i Shtëpisë së Lirisë për Durrësin, Ardian Muka, foli për zgjedhjet e 6 marsit.

Bylykbashi theksoi se PS e shkatërroi Bashkinë e Durrësit, duke shtuar se më datë 6 mars, Shtëpia e Lirisë do u kthejë qytetin qytetarëve.

“Më 20 shkurt u rrëzua diktatura në vend. Më 6 mars do i kthejmë Bashkinë e Durrësit qytetarëve, për t’ja hequr PS-së, që ka rrënuar dhe dhunuar të drejtat e qytetarëve.

Më 16 mars do ofrojmë ndryshim rrënjësor, duke ofruar ndaj qytetartëve një kandidaturë si Ardian Muka, që është zgjedhur nga vota e anëtarësisë. Muka është qytetar, aktivist”, deklaroi Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

“Kushtetuesja fasadë e regjimit”/ Deklarata e Kryetares që e bëri Ramën të largohet

“Doja ta nisja fjalën time duke thënë se një Gjykatë Kushtetuese që nuk guxon është …

Leave a Reply