Zbythet Rama, Bardhi në konferencën e kryetarëve si Kryetar i grupit parlamentar të PD

Rama nuk do të mundet të zgjdhë Kryetarin e grupit parlamentar të PD dhe kjo tashmë është e sigurtë. Pengjet mund ti përdorë si të dojë, por jo përfaqësimin e demokratëve.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që pritet të mbahet këtë të mërkurë në orën 14.30, është ftuar për të qenë i pranishëm Gazment Bardhi. Kujtojmë që në seancën e fundit Parlamentare, Lindita Nikolla lexoi një njoftim ku thuhej se Kryetare e Grupit ishte Flutura Açka.

Por edhe pse është lexuar ky njoftim, Gazment Bardhi është thirrur në mbledhjen ku janë të pranishëm, Kryetarja e Kuvendit, Kryetarët e Grupeve Parlamentare dhe Kryetarët e Komisioneve Parlamentare.

Nëse Kuvendi do njihte Flutura Açkën ai Kryetare e Grupit, atëherë Gazment Bardhi nuk do ishte thirrur në këtë mbledhje, pasi ai nuk ka asnjë funksion tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, përveç se si deputet.

Në këtë mbledhje është thirrur edhe Flutura Acka, e cila njihet nga Basha si Kryetare e Grupit Parlamentar. Por prania e saj në ketë mbledhje lidhet me faktin se ajo është Kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias.

About Redaksia

Check Also

AP: Njeriu që u përkrah nga Perëndimi për ta udhëhequr vendin drejt pavarësisë, sot para vendimit madh

Agjencia e lajmeve, Associated Press ka shkruar mëngjesin e sotëm për vërdiktin i cili pritet …

Leave a Reply