Berisha publikon videon: Skena të neveritshme! Shikoni kriterin e “Lal Vjedhësit”…

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një video ku shihen studentët përplasen me zyrtarët e bashkisë Tiranë për për shpërndarjen e dhomave. Studentët akuzojnë Bashkinë për korrupsion.

“Skena të neveritshme!

Shikoni kriterin e “Lal Vjedhësit,” për shpërndarjen e dhomave”, shkruan Berisha duke publikuar edhe videon.

Denoncimet e studentëve tregojnë se gjatë shpërndarjes së numrave për të zënë dhomat e konviktit te FSHM, disa punonjës të Bashkisë të angazhuar për regjistrimin e studentëve në konvikt kanë dhënë numrin e dhomës pa shënuar emrin.

Denoncimet e studentëve duke e cilësuar si korrupsion, shtojnë se numrat po shpërndahen duke u tallur, ndonëse studentët janë në radhë që nga ora 5 e mëngjesit.

Studentja 1: “Ja si shperndahen numrat per te zene dhomat e konviktit tek FSHM. Po behet regjistrimi per konvikt tek mjeksia. Zoteria jep numra pa shenuar emra. Vetem korrupsion”.

Studentja 2: “Shikoni cfar behet n konviktet e mjeksise. I shperndajne numrat duke u tallur. Kemi ardhur qe ne oren 5 duke pritur rradhen ktu dhe kta fusin njerez pa radhe si lexojne listat. Keta jan tre personat nga bashkia meqe dhe konvuktet jane shteterore dhe ata jane punojes aty”.

About Redaksia

Check Also

Berisha strukturave të PD: Asnjë debat me opozitarët e opozitës!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka dërguar një mesazh drejtuesve të qarqeve, anëtarëve …

Leave a Reply