Zbythet Rama, Bardhi në konferencën e kryetarëve si Kryetar i grupit parlamentar të PD

Rama nuk do të mundet të zgjdhë Kryetarin e grupit parlamentar të PD dhe kjo tashmë është e sigurtë. Pengjet mund ti përdorë si të dojë, por jo përfaqësimin e demokratëve.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që pritet të mbahet këtë të mërkurë në orën 14.30, është ftuar për të qenë i pranishëm Gazment Bardhi. Kujtojmë që në seancën e fundit Parlamentare, Lindita Nikolla lexoi një njoftim ku thuhej se Kryetare e Grupit ishte Flutura Açka.

Por edhe pse është lexuar ky njoftim, Gazment Bardhi është thirrur në mbledhjen ku janë të pranishëm, Kryetarja e Kuvendit, Kryetarët e Grupeve Parlamentare dhe Kryetarët e Komisioneve Parlamentare.

Nëse Kuvendi do njihte Flutura Açkën ai Kryetare e Grupit, atëherë Gazment Bardhi nuk do ishte thirrur në këtë mbledhje, pasi ai nuk ka asnjë funksion tjetër në Kuvendin e Shqipërisë, përveç se si deputet.

Në këtë mbledhje është thirrur edhe Flutura Acka, e cila njihet nga Basha si Kryetare e Grupit Parlamentar. Por prania e saj në ketë mbledhje lidhet me faktin se ajo është Kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias.

About Redaksia

Check Also

Dosja që do të çojë Ramën në qeli!

Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë tha se, libri “Albanian Files”, do të jetë …

Leave a Reply