Tjetërsimi i pronave, arrestohet ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Ish-drejtoresha e Kadastrës në qytetin e Durrësit, Rajmonda Dashi, është arrestuar ditën e sotme në Tiranë.

Në momentin e arrestimit Dashi ka qenë në zyrë, ndërsa aktualisht mban pozicionin specialiste e Kadastrës për zonën Kamëz-Vorë.

Rajmonda Dashi u ndalua me urdhër të SPAK, ndërsa mësohet se bëhet fjalë për një çështje të nisur 3 vite më parë nga Prokuroria e Posaçme, lidhur me tjetërsimin e pronave kur ajo mbante pozicionin e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit.

Po ashtu raportohet se asaj i kanë sekuestruar edhe celularin, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për ndalimin e saj.

About Redaksia

Check Also

Apeli i Posaçëm urdhër SPAK-ut: Hetoni kryebashkiaken e Lushnjës!

Një kallzim i mbërritur nga një qytetar ka angazhuar Gjykatën e Apelit të Posaçëm duke …

Leave a Reply