Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, Berisha: Edi Ramën e pret fati i McGonigal!

Deputetët e opozitës kanë bllokuar sërish me karrige foltoren e sallës së seancave plenare të Kuvendit. Ata kanë kthyer karriget përmbys duke mos lejuar zhvillimin e seancës në normalitet.

Kryetari i PD, Sali Berisha në një lidhje live në Facebook ka nisur fjalimin drejtuar qytetarëve. Ai thotë se, Edi Rama nuk pranon ngritjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare sepse është i përfshirë në afera.

“Familjarët e tij janë vërsulur pas tenderave për t’u pasuruar në kurriz tuaj. Rama nuk pranon dot Komisionet Parlamentare se është i inkriminuar. E pret fati i McGonigal”, tha Berisha.

 

About Redaksia

Check Also

Reagimi i fortë i SHBA/ Organizata kriminale po destabilizojnë vendin, VanHorm: Prioritet i Trump në Shqipëri…

Shtetet e Bashkuara po ashpërsojnë mesazhet e tyre ndaj regjimit të Tiranës. Deklarata e fundit …

Leave a Reply