Kritikohet Messi: Nuk po shihet më versioni i tij i kampionit të madh

Lionel Messi e pati një tjetër paraqitje të zbehtë në fanellën e Paris Saint-Germainit. Ylli argjentinas ishte një hije në “Santiago Bernabeu”, teksa e pa ekipin e tij duke humbur 1:3 dhe duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Dhe, shtatë herë fituesi i Topit të Artë u kritikua ashpër nga mediat franceze për paraqitjen e tij të radhës. Ai është larg paraqitjeve që jemi mësuar ta shihnim në fanellën e Barcelonës. Madje, mediumi “Le Parisien” e ka vlerësuar atë me notën 4.

“Nuk po shihet më versioni i tij më i mirë i kampionit të madh që është ai”, ka shkruar mediumi i njohur francez.

Messi ishte transferuar në “Parkun e Princave” nga Barcelona vitin e kaluar si lojtar i lirë. Por, deri tash ka hasur në vështirësi për t’i shfaqur vlerat e tij në kryeqytetin francez.

About Redaksia

Check Also

Një skandal i ri në Kampionatin Botëror, FBI po heton argjentinasit për pastrim parash

Ndërkohë që skuadra kombëtare e Argjentinës po shijon sukses në Kupën e Botës në Shtetet …

Leave a Reply