Bardhi: Ata që kërkuan largimin e Bashës ishin pergjumësh

Gazmend Bardhi është ndër të paktët që vijon që të mbrojë Lulzim Bashën nga kërkesa e pjesës dërrmuese të grupit parlamentar për dorëheqje. Ditën e sotme, Bardhi tha se vetë është gati që të japë dorëheqjen.

“Absolutisht, kjo është gjëja më e thjeshtë. Gaz Bardhi dhe askush tjetër nuk ka lindur për të qëndruar gjithë jetën në një pozicion të caktuar” tha ai. “Nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm” tha më tej ai. “Mos më kërkoni mua cfarë duhet të bëjë Basha”.

Gjatë prononcimit për mediat, Bardhi duke ofenduar kolegët, shpjegoi me një argument qesharak përse deputetët i kërkuan dorëheqjen Lulzim Bashës duke e lidhur me mungesën e gjumit.

“Unë kam qenë në mbledhjen e grupit, ajo që kam dëgjuar, sigurisht që ka qenë një qëndrim i një pjese të tyre, ndoshta edhe emocional, unë isha 48 orë pa gjumë, një pjesë e kolegëve të mi po ashtu, pasi kishin ndjekur zgjedhjet.

Kanë kërkuar zgjidhje pjesa dërrmuese, ka pasur kolegë që mendojnë se zgjidhja është dorëheqja e kryetarit. Problemet nuk zgjidhen me individualizim të partisë, nëse jemi në moment të vështirë, përgjegjësi kanë të gjithë” tha ai.

Grida Dumën, Ervin Salianjin dhe pjesën tjetër që i dolën publikisht kundër Lulzim Bashës, i sulmoi. “Cdo tollovitje në media nuk i shërben interesit të demokratëve. Dalje në konkluzione për analizë është nxitim për t’i shërbyer vetes dhe jo demokratëve”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Qeveria Rama do të japë prokurimin publik me prokurim publik, Bozdo: Shqiptarët do paguajnë 170 mln euro më shumë

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË SË PD, ENO BOZDO Qeveria Rama ka vendosur të …

Leave a Reply