Shehu: Balla tentoi të bëjë protektorin e opozitës, do t’i drejtohem Kushtetueses për mocionin

Deputeti Tritan Shehu ka kërkuar ditën e sotme sërish që të merret parasysh kërkesa e Komisionit të Rithemelimit për mocionin për situatën në Ukrainë.

Ai tha se, drejtuesja e seancës duhet të caktojë një datë që parlamenti të votojë. Shehu u shpreh se në rast se kjo nuk ndodh, do i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

“Balla tentoi të bëjë protektorin e opozitës, por mendoj se nuk duhet ta bëjë. Është shumë larg rolit të tij. Herën e kaluar këtu u votua për datën e mocionit për Ukrainën që ne kemi paraqitur.

Ju duhet të propozoni një datë dhe parlamenti duhet ta votojë. Nëse ju doni të shmangni diskutimin për Ukrainën, e keni gabim. Çështja po thellohet. Ishte e cunguar.

Aq më shumë është e cunguar sot me problemet e mëdha të rajonit me pozicionin e Serbisë. Unë kërkoj të propozoni në bazë të rregullores.

Në rast të kundërt do i drejtohem Gjykatës Kushtetuese. Sepse maxhoranca ka frikë nga debatet për rajonin”,deklaroi deputeti Tritan Shehu.

About Redaksia

Check Also

Rama me overdozë në spital? Denoncimi…

Gazetari Romir Saraçi ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me kthimin e kryeministrit …

Leave a Reply