Berisha: Negociatat për bashkim, brenda grupit parlamentar të PD

Lideri historik i PD, Sali Berisha foli për mediat në hyrje të Kuvendit. Ai e nisi deklaratën duke përshëndetur samitin historik të NATO-s në Bruksel.

“Uroj që ky samit t’i japë përgjigjen më të merituar, terroristit nuklear. Ndaj e konsideroj këtë samit shumë të rëndësishëm për paqen dhe lirinë në botë dhe i uroj shumë suksese”, tha Berisha.

Duke folur për negociatat për bashkim në PD, ai tha se diskutimet duhet të bëhen brenda grupit parlamentar.

“Dua të garantoj demokratët e të gjitha niveleve, se PD është e hapur dhe vullnetplotë për të diskutuar, për të debatuar me çdo anëtar të saj, cilido qoftë ai.

Jemi të hapur të bëjmë gjithçka për garantimin e votës së lirë dhe bashkimin rreth votës së lirë. Pra, nëse nuk bëhet fjalë për një kryesi, mbasi ajo është e shkarkuar me vendimin e kongresit historik të 11 dhjetorit, kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve, cilido qoftë ai, nuk dëgjohet apo nuk përfillet.

Natyrisht fola për 11 dhjetorin, por sanksionimin e plotë 11 dhjetori e mori më 6 mars. Në këtë kontekst, ajo që dua të theksoj dhe siguroj është se PD ka institucionin e saj, tashmë operativ dhe të plotë dhe ky është grupi parlamentar.

PD ka institucionin e plotë të dalë nga kuvendi i 11 dhjetorit, që është Komisioni i Rithemelimit.

Gjykoj se brenda grupit parlamentar të PD mund të zhvillohet çdo debat. Sikundër dua të theksoj, dhe ftoj miqtë e mi, të mos harrojnë bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, të institucioneve, parimeve të partisë. Ai u arkivua së bashku me dorëheqjen e Lulzim Bashës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama merr në mbrojtje Veliajn pasi e degdisi në azil

Pasi e nisi në ekzil, Rama lan duart si Ponc Pilati me Veliaj dhe e …

Leave a Reply