Basha darkë lamtumire: “Do bëj parti të re”!

Lulzim Basha ka ftuar disa kryetarë grupseksionesh që e kanë mbështetur kundër Foltores, për darkë tek Sofra e Ariut, me qëllim lamtumirën e tij.

Por papritur ata janë gjendur përballë faktit të radhës aventurier të Bashës.

Ky i fundit pasi u ka thënë që “do të ketë surpriza në apel”, është përgënjeshtuar nga njëri prej të ftuarve jurist duke ia hedhur poshtë pretendimin.

Ai i ka thënë Bashës se, “ligjërisht nuk mund të ketë ankimim sepse nuk kemi qenë palë në proces”.

Ish-kryetari i PD pastaj ka kaluar në arsyen reale se pse i kishte ftuar.

“Të bëjmë një parti të re pro amerikane”, iu ka thënë Basha, por sërish mysafirët i kanë kujtuar se, “ne e kishim partinë e na e morëm, kush na vjen ne në parti të re?!”

About Redaksia

Check Also

Berisha: Është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve tanë se shqiptari i ndershëm nuk ka humbur kurrë besimin tek vota

Lideri i opozitës, Sali Berisha deklaroi se tashmë është koha për sulm, t’u dëshmojmë partnerëve …

Leave a Reply