Paloka: Basha dështak! Në 8 vite nuk e çoi PD-në njëherë në fitore

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, e ka quajtur Lulzim Bashën një dështak dhe se çdo gjë në PD e ka arritur falë Sali Berishës.

I ftuar në ‘Quo Vadis’, Paloka tha se, në 8 vite si kryetar i opozitës, Basha nuk diti t’i përgjigjej Ramës dhe ta çonte një herë të vetme PD-në në fitore.

Paloka: E kam quajtur dhe po e them tani, është thjesht dështak. Një njeri që nuk ka ditur t’i përgjigjet Ramës. Mbase, në një jetë tjetër, si profesionist, edhe mund të ishte i suksesshëm, kurse në politikë ky e mori të gatshëm çdo gjë nga Sali Berisha. Që ditën e parë që erdhi, 8 vite në pushtet të PD, kaloi nga një ministri në tjetrën. U bë kryetar bashkie, po me ndihmën e Sali Berishës. Kur dolën në opozitë, Berisha i dha trashëgimi edhe PD-në, të cilën 8 vite nuk diti ta çonte njëherë në fitore.

About Redaksia

Check Also

Unaza e Madhe, rruga e “larë me flori” rrezikon të “lahet me gjak”!

Në një rrugë që kushtoi 433 milionë euro, rreziku fshihet pas çdo hyrjeje të paligjshme. …

Leave a Reply