Nga Mehmet ELEZI
Ka konfiguruar historinë shqiptare në kapërcyellin e mijëvjeçarëve. Në fund të mijëvjeçarit të dytë dhe në fillim të mijëvjeçarit të tretë. Quhet Partia Demokratike. Në tetë vjetët e fundit ajo që ishte lokomotivë, ngeci. U shndërrua në dekor politik të skenës, ku luhet drama e madhe e shoqërisë shqiptare.
Ata që ishin brenda kanë përgjegjësi. Me gramë, me kilogramë, dikush mbase me kuintalë. Kthesa është shumë e mirëpritur. Për Shqipërinë e për gjithsecilin. Por në këtë shtjellë me retorikë të pasur, nuk më duket se e kemi dëgjuar të shenjtën “më fal”. E ka shqiptuar vetëm Sali Berisha. Ka kërkuar ndjesë në çdo Foltore, në çdo takim me demokratët. Dhe është pikërisht ai gjeneratori i ngjalljes së PD. Ai, me rikthimin e stuhishëm.
S’ka fjalë më fisnikëruese se “më fal”. E shqiptuar përunjësisht, me zemër në dorë.
Të bën të besueshëm, të vërtetë.
Të bën të lirë.
Ta shpëton shpirtin.
Kaq e vështirë qenka?
©Mehmet Elezi