Bylykbashi: Lulzim Basha po vriste Partinë Demokratike në heshtje!

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi deklaroi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv se me njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit, Gjykata ka njohur shkarkimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike.

“Lulzim Basha u shkarkua nga Kuvendi i 11 dhjetorit dhe u ratifikua shkarkimi nga anëtarësia. Më 6 mars votuan shumica dërrmuese e elektoratit të PD kundër Bashës. Regjistrimi i 11 dhjetorit nga Gjykata konfirmoi shkarkimin e Lulzim Bashës”, tha Bylykbashi.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi tha se, e gjithë kjo historia e shëmtuar në Partinë Demokratike me blindimin e selisë mban fotografinë e Lulzim Bashës. “Lulzim Basha po vriste Partinë Demokratike në heshtje”, tha Bylykbashi.

Bylykbashi tregoi se prej funksionit që mbante në PD, kishte një zyrë personale, por prej nëntorit nuk futej dot pasi Lulzim Basha i ndërroi bravën

“Më 8 janar kam shkuar për të hyrë në selinë e PD, nuk shkova për ta sulmuar. Isha nga ato deputetë që kisha një zyrë për shkak të funksionit. Jam tronditur nga ajo që pashë para pak ditësh kur hyra.

Prej nëntorit nuk futesha dot se kishin ndërruar bravën. Tronditëse dhe e hidhur, nuk kuptohet ideja, s’do kisha shkuar deri në atë pikë. Tani pamë realisht çfarë ka ndodhur në selinë e PD”, tha Bylykbashi.

About Redaksia

Check Also

Veliaj 9.2 milionë euro për Taksën e Arsimit, drejtësia mbyll sytë përpara vjedhjes!

Nga Petrit VASILI Veliaj dhe Bashkia 9.2 milion euro ne 2024 per Taksen e Arsimit, …

Leave a Reply