Rama pranon se i dha liçencën e kazinos bosit shqiptar të Sinaloas!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar një video e cila tregon dy deklarata të ndryshme mes Edi Ramës dhe përfaqësuesit të kartelit meksikan të Sinaloas, Luftar Hysa, mbi arsyen e takimit mes tyre në Kryeministri.

Në intervistën e dhënë për median italiane Rai3 në emisionin Report, Rama deklaron se arsyeja e takimit me anëtarin e kartelit famkeq të Sinaloas në Kryeministri ishte dhënia e një licence kazinoje në Vlorë, të cilën Hysa e ka përfituar më vonë.

Por në një intervistë dhënë nga anëtari i kartelit të Sinaloas, Luftar Hysa për emisionin ‘Opinion’, ky i fundit deklaron se arsyeja e takimit ishte promovimi i një libri për Shqipërinë, shkruar një miku i tij anglez.

‘E pranon që i dha liçencën e kazinos bosit shqiptar të Sinaloas, Hysa. Kurse ky i fundit thotë e takova për libra’, shkruan Berisha në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Kriminelët elektoralë do përgjigjen para ligjit!

Nga Ina ZHUPA Drejtues dhe përgjegjës të institucioneve publike në nivel qëndror dhe lokal, të …