Karteli “Sinaloa” i lidhur me Ramën kërcënoi gazetarin italian

Sali BERISHA

Në emër tuaj dhe të PD dua t’u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë në vendet e BE, të votojnë kandidatin shqiptar për këshill, për deputet dhe për çfarëdo që të jetë.

Sikundër ftoj demokratët dhe demokratet të votojnë partitë e qendrës së djathtë.

Partitë aleate të PD-së, përndryshe të votojnë kandidatin që duan.

Të dashur miq!

Sot Shqipëria përsëri ishte në krye të lajmeve në kronikën botërore për lajme të zezë.

Agjencia italiane e lajmeve ANSA dhe mediat e tjera njoftuan se nga Meksika, klani më i rrezikshëm aktual i mafies së drogës në botë, klani që ka në krye dy miq të Edi Ramës, ka kërcënuar me vdekje gazetarin dhe drejtorin e emisionit të RAI 3, Report, pasi ky gazetar me ekipin e tij denoncoi publikisht lidhjet e Edi Ramës me një nga bosët shqiptarë të Sinaloas, konkretisht me Luftar Hysën, të cilin Edi Rama siç e pohoi vetë e ka pritur në zyrë si kushëri të akabasë së tij.

Jo vetëm që e ka pritur, por nuk e ka nxjerrë duarbosh, i ka dhënë licencën e kazinosë.

Çdo shqiptar ka konstatuar se pas dokumentarit të kushtuar narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, Edi Rama në intervistën qëkërkoi vetë, i pohoi Xhorxhio Motolës të gjitha akuzat e bëra nga opozita, mediat ndërkombëtare, Arben Ahmetaj për ndërtimin e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë nga Edi Rama dhe suita e tij.

Ndaj këtij dokumentari, Edi Rama personalisht, por edhe lakejtë e tij në propagandë ndërmorën sulme personale nga më të egra kundër RAi 3 dhe gazetarëve të emisionit Report. Kundër Sali Berishës dhe opozitës shqiptare. Kundër zëvendëskryeministrit, njeriut më të afërm të tij, Arben Ahmetaj.

Unë dëshiroj sot së pari të denoncoj me forcën më të madhe kërcënimin nga miqtë e Edi Ramës në krye të Sinaloas së Meksikës të gazetarit të njohur italian, Zigfrid Ranuçi.

T’i shpreh atij solidaritetin më të madh dhe t’i bëj thirrje antimafies italiane, Europolit, Interpolit, FBI-së, të hetojnë dhe të gjejnë autorin e këtij kërcënimi kriminal dhe lidhjet e tyre me Edi Ramën dhe Olsi Ramën.

Zigfrid Ranuçi, Xhorxhio Motola dhe ekipi i tyre, me këtë emision dhanë një kontribut thelbësor për sigurinë e Shqipërisë, sigurinë e Italisë, sigurinë e Europës nga mafia më e rrezikshme e saj.

Të dashur qytetarë dhe qytetare.

Këto ditë, ju keni dëgjuar me veshët tuaj propagandën e neveritshme gjer në të vjella të lakejve që ushqehen me paratë e djegësave dhe marrin shpërblime të majme nga narkoshteti, të vërsulen me tërbim kundër RAI 3, Arben Ahmetajt, opozitës, sikur narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë në Shqipëri është një fantazi e tyre.

Me këtë rast, si njëri nga ata që e ka denoncuar që në fillim, garantoj çdo shqiptar se kurrë nuk do më nxirrte goja një term të tillë për vendin tim në rast se nuk do shihja para syve të mi se si droga, krimi ngërtheu dhe mposhti ligjin.

Se si shteti ligjor u zëvendësua me narkoshtetin.

Se si Shqipëria, vendi i bekuar me prodhime ndër më cilësoret, u shndërrua në vendin e prodhimit të helmit që këput çdo orë, çdo ditë, jetë fëmijësh, të rinjsh në Shqipëri, Itali, Greqi, në Ballkan, në Europë dhe kudo.

Nuk mundet kurrë të heshtja, të mos mbroja interesat jetike të shëndetit tuaj, të sigurisë suaj, të vendit tim.

Por unë sonte ftoj çdo socialist që ka dyshimin më të vogël dhe çdo qytetar që mendon se i kam rënë në qafë me akuza politike Edi Ramës, të shtrojmë së bashku disa pyetje, përgjigjuni vetë në logjikën tuaj, në dëshirën tuaj.

A nuk u kanabizua nga jugu nga veri vendi nga Edi Rama dhe qeveria e tij? Nuk besoj se sot ka shqiptar që mund ta mohojë këtë, nuk e mohon as Edi Rama.

A ju kujtohen ju shqiptarë fjalimet apoteike për kanabisin nga ish-kryeministri i jugut, njeriu më i afërt i Edi Ramës, Koço Kokëdhima dhe vetë Edi Rama?

A ka njeri që mund t’i mohojë këto? A janë të vërteta?

Së treti, a nuk u mbrojtën nga policia plantacionet e kanabisit në mbarë vendin, ndërkohë që ligji e konsideronte mbjelljen e kanabisit krim dhe dënonte jo vetëm mbjellësin, transportuesin, por po kaq edhe qeveritarin vendor që nuk e denonconte?

A nuk u shndërrua policia e shtetit në narkopolici, e cila krahas rrogës së shtetit, merrte tarifën për çdo bimë helmi që rritej në mbrojtjen e tij?

A nuk janë të vërteta këto apo nuk janë të vërteta?

A nuk fluturuan në të katër anët e vendit aeroplanët e transportit të drogës, përfshi edhe aeroportet shtetërore të Rinasit dhe Gjadrit?

A nuk u përdorën vilat qeveritare si qendra të ngarkimit të drogës dhe nisjes së skafeve në det?

Për ju që thoni studiove që ushtria nuk u përfshi në drogë, pse mor dilni dhe mashtroni shqiptarët? Keni përgjegjësi apo jo?

A nuk u fikën ditë, javë dhe muaj të tëra me komandë radarët e rojes bregdetare nga ndrikull-radari për të hapur detin për trafikantët?

A nuk janë këto implikime të ushtrisë?

A nuk u gjetën disa muaj më parë plantacionet të tëra kanabisi në repartin e Zall Herrit? Kush i kishte ato, barinjtë i kishin apo narko-oficerët? Apo ishin të ministrit?

Vazhdojmë më tutje se me këto pyetje, çdo shqiptar besoj se do gjejë të vërtetën brenda vetes së tij, për veten e tij.

A nuk u emërua në krye të ministrisë së rendit, skafo-ministri i parë në 32 vite, i cili veturën dhe skafin ua dha tezakëve Habilaj për të bërë trafiqe, në të cilat ministri merrte përqindjen e tij dhe përqindjen e madhe ia dërgonte edhe Edi Ramës.

A nuk informoi parlamentin, SHISH se 185 oficerë policie, nga të cilët 125 madhorë, ishin angazhuar në kanabizimin e vendit?

Krahas kanabizimit, a nuk nisi Edi Rama sa erdhi në pushtet me instalimin e fabrikës më të madhe në Ballkan të përpunimit të kokainës në Xibrakë, nga një grup i drejtuar nga njerëz shumë të afërt me Edi Ramën, vëllai i tij Olsi Rama, Ermal Hoxha, Genti Xhixha?

Pas Saimir Tahirit, a nuk u emërua në krye të rendit, Fatmir Xhafaj, tashmë jo tezak i trafikantëve siç ishte Saimir Tahiri me Habilajt, por vëllai i Gerond Xhafës, narkotrafikantit ndërkombëtar, bos i trafikut ndërkombëtar në Bolonja dhe Venezuelë.

Po kush e mohon këtë? A mund ta mohojë njeri këtë?

A nuk është sot në krye të rendit Taulant Balla, i lidhur së paku me dokumente të pakundërshtueshme me tre dhe më shumë grupe më të rrezikshme të trafikut të drogës në Shqipëri?

Cili shtet në botë nuk do të quhej narkoshtet, po të emëronte në krye të rendit tre narkoministra me lidhje si kristali, personale dhe familjare me drogën?

Po pse mo socialistë, nuk kishte socialistë të ndershëm dhe guximtarë që të emërohej në vend të Saimir Tahirit, Fatzi Xhafës, Taulantit me 5 mbiemra? Po i emëron droga mo zotëri.

A nuk është dhjetëfishuar konsumi i bananeve dhe plehut kimik në Shqipëri? Banania dhe plehu kimik janë tashmë bartësit më kryesorë të trafikut të kokainës.

A nuk është mbushur me shpejtësi si asnjë qytet tjetër në Europë nga viti 2015 gjer sot me dhjetëra e dhjetëra qiellgërvishtëse, monumente të tmerrshme të drogës dhe korrupsionit?

A nuk janë sot çmimet e apartamenteve në Tiranë m të lartat në Europë pas Parisit dhe Mynihut?

A nuk është rrëzuar përtokë euro, monedha e BE nga narkoeurot shqiptare?

A nuk janë sot çmimet në marketet e Shqipërisë më të shtrenjta se në Itali, se në Greqi dhe në shumicën e vendeve?

Miqtë e mi!

A nuk janë qindra e qindra varre të hapura nga larja e hesapeve midis klaneve por dhe nga viktimat e pafajshme të përdorimit të helmit që propagandon Edi Rama?

Miqtë e mi!

Edi Rama i ka deklaruar Arben Ahmetajt se droga është para.

Droga është helm për qytetarët, droga është varfëri për qytetarët, droga është krim për qytetarët, është pasiguri për qytetarët.

Droga rrëzon përtokë euron, shkatërron mijëra vende pune në ndërmarrjet e eksportit.

Drogën rrëzon përtokë euron, zvogëlon me 20 përqind vlerën e remitancave që dërgojnë emigrantët te familjet e tyre.

Droga mban çmimet e larta të paimagjinueshme dhe me qindra e mijëra apartamente bosh, ka shndërruar apartamentet në mollë të ndaluar, ndër më të shtrenjtat në Europë dhe botë.

Nga droga përfitojnë klanet e drogës, qeveritarët e drogës.

A është ky pra drejtimi që duhej të kishte ky vend i bekuar me pasuri të gjithanshme përrallore?

Drejtimi i drogës është drejtimi drejt krimit, drejt varfërisë, drejt pasigurisë.

Është drejtimi drejt blerjes së votës, drejt shndërrimit të votës në krim dhe krimit në votë.

Është drejtimi drejt blerjes së prokurorëve dhe gjykatësve.

Është drejtimi i shndërrimit të qytetarëve në qenie që mafia mund t’ua këpusë kokën si një zog po shkeli interesat e tyre.

Ky është pra!

Të gjitha këto, u bëj thirrje gazetarëve t’u thonë të vërtetat shqitparëve.

Narkoshtetin nuk e shpiku opozita, nuk e ndërtoi opozita, nuk e shpiku RAI 3, për hir të së vërtetës as Arben Ahmetaj, që tani i vënë etiketa si tradhtar.

Po nuk ka më tradhtar se ai që i qëndron besnik Edi Ramës.

Si mund të quash tradhtar ti atë që i qëndron besnik Edi Ramës, po çfarëdo që t’i bëjë, edhe në surrat po ta pështyjë, ai meriton vetëm lavdërime.

Miqtë e mi, e hëna na pret te bashkia.

Erion Veliaj ka sulmuar me lakejtë e tij, Aleancën për Teatrin.

Ka lëshuar akuzat më të rënda, të trilluara fund e krye ndaj drejtuesve të saj.

Erion, çdo fjalë e asaj aktakuze do të kthehet në ndëshkim.

Erion, o kryehajduti i Tiranës, që nuk ka njohur Tirana hajdut si ti, ku e gjete guximin ti të padisësh qëndrestarët epikë të kauzës së drejtë të kulturës, artit, simboleve kombëtare?

Erion, shtylla e turpit të pret.

Forcë që të mbron, nuk ka dhe nuk do të ketë.

Të hënën, në ora 11:00, të gjithë te bashkua, për zverku nga zyra Erion Veliajn.

Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria!

About Krye Redaktor

Check Also

Nikolla u dorëhoq, apo e larguan?

Lindita Nikolla ka njoftuar se do të largohet pas pas tre vitesh nga posti i …