Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin ‘Zonë e Lirë’ se ai është i vetmi politikan që ka mundur dy herë Edi Ramën.
Berisha tha se, kjo ka ndodhur në 2009 dhe në vitin 2011. Më tej Berisha deklaroi se, Ramën e ka kapur kompleksi i vdekjes pas rikthimit të tij.
“Unë në kurrikulin tim jam i vetmi sot që kam të regjistruar dy fitore kundër Edi Ramës. Fitoren e zgjedhjeve të 2009 me 4 deputetë, dhe fitoren e 2011.
Nëse ka një njëri që…a e pe se si tha; me të vdekurit nuk merrem. E ka kapur kompleksi i vdekjes. E ka kapur frika e rikthimit tim. E ka të qartë, ndaj tha s’flas me të vdekurit”, tha ai.